04:05 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kërkuan shkarkimin e Ruçit, Spaho: Çfarë solli zgjedhja e Arta Markut

11:11 | 11/01/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krijimi i Agjencisë Shtetërore për Diasporën, Spaho: Mekanizëm që do të garantojë që emigrantët të votojnë PS-në

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kjo nismë është ndërmarrë nga kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho, në mbledhjen e Burosë së Kuvendit, e para pas seancës së 18 dhjetorit ku u zgjodh kryeprokurorja e Përkohshme..

Sipas tij, ‘më 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdhëruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi’.

‘Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emërua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting’, ka thënë kreu i grupit parlamentar të PD-së.

‘Qëllimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit për të mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut ndërkombetar të drogës, Vangjush Dakon nga përgjimet e shërbimeve të huaja  për blerjen e votës nga kriminelet në këmbim të tenderave, Qazim Sejdinin për lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve’, ka thënë Spaho në mbledhjen e byrosë.

Spaho është shprehur në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit se, ‘opozita do të qëndrojë fort në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve demokratike

‘Dorëheqja e Ruçit është hapi i parë i kthimit të normalitetit në parlament’, është shprehur Edmond Spaho gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit.

“Në seancën 1 8 dhjetorit 2017 u shkel në mënyrë flagrante, Kushtetuta. Siç dihet, Prokurori i Përgjithshëm duhej të zgjidhet me 3/5 e votave dhe duke kaluar procesin e vetingut.

Por kyveprim u ndërmorr për t’i siguruar mbrojtje politike Edi Ramës dhe ministrave të tij, që pasi blenë zgjedhjet e 25 qershorit, që nuk ka më dyshim, me paratë e drogës, e kthyen qeverinë në strehë të grupeve kriminale. Madje e çuan më tej duke përkeqësuar gjendjen e ekonomisë nëpërmjet shpërdorimit të fondeve.

E theksuam se kjo shkelje kushtetuese u bë për t’i garantuar mbrojtjen Saimir Tahirit.

Po ashtu për të mbrojtur përfaqësues të PS në pushtetin vendor, si në rastin e Vangjush Dakos dhe të Qazim Sejdinit, të lidhur me premtimin e dhënies së fondeve në këmbim të blerjes së votave; 

ne i kemi paralajmëruar ndryshimet e shpejta në Prokurori dhe zëvendësimin e prokurorëve me njerëz të Edi Ramës. U vërtetua me lirimin e Orest Sotës që u kap me 863 mijë vota dhe dy pasaporta, u vërtetua me lirimin e një personi tjetrë të procesit të Xibrakës.

Si hap i parë për të kthyer Kuvendin në normalitet duke parë edher rolin e kryetarit të Kuvendit në seancën e 18 dhjetorit, i kërkuam të japë dorëheqjen.

Ne ndeshëm në një qëndrim kokëfortë të mazhorancës që tentoi ta kthejë këtë konferencë në një konference normale.

Përveç shkeljes së Kushtetutës ne ngritëm edhe probleme të tjera të asaj seance, sjelljen e paprecedentë të Gardës që i preu fjalën zotit Berisha apo marrjen e kartave…

Ne e kemi deklaruar se sa kohë Kushtetuta do të jetë e shkelur, marrëdhënia e opozitës me Kuvendin do të jetë e kushtëzuar”, u shpreh Spaho pas mbledhjes së Kryesisë. 

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: edmond spahogramoz ruciKuvend
Pas

Largimi i opozitës nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Balla: Fat i keq për Shqipërinë

Para

Pas takimit me kreun e Antikorrupsionit italian, Gjonaj: Do të rrisim bashkëpunimin

Para
Pas takimit me kreun e Antikorrupsionit italian, Gjonaj: Do të rrisim bashkëpunimin

Pas takimit me kreun e Antikorrupsionit italian, Gjonaj: Do të rrisim bashkëpunimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.