Pas deklaratës së presidentit të zgjedhur amerikan Donald trump, se kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë një gabim “katastrofal” duke pranuar më shumë se një million emigrantë, ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry.
Sipas Kerry-t, deklarata e Donald Trump për kancelaren Merkel ishte shumë e pavend.
Sipas tij, nuk është etike për një “President të zgjedhur” që të ndërhyjë në mënyrë kaq direkte në çështjet e brendshme të një vendi tjetër.
“Kur e dëgjova deklaratën mendova menjëherë se është e pavend për një President të zgjedhur që të ndërhyjë në mënyrë kaq direkte në politikat e një vendi tjetër. Mendoj se Trump duhet të flasë pas ditës së premte më gjerësisht, pasi do të jetë përgjegjës për marëdhëniet me Gjermaninë. Mendoj se duhet të ishte më i kujdesshëm kur foli për një prej lidereve më të forta të Europës dhe një prej shteteve më të rëndësishme aleatë të SHBA-së”, u shpreh John Kerry.
Pak orë më parë Trump mori një përgjigje të nënkuptuar edhe nga vetë kancelarja Merkel, e cila tha për mediat gjermane se pa e marrë akoma detyrën Donald Trump, nuk do të bëjë asnjë koment. (D.D/Shuplaka)