16:44 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde”, letra prekëse e drejtuesit të Policisë për vdekjen e efektivit: Ikja jote një kambanë…

21:17 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde”, letra prekëse e drejtuesit të Policisë për vdekjen e efektivit: Ikja jote një kambanë…

Drejtuesi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Genti Mullai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet socialenjë lajm të hidhur, atë të vdekjes së një efektivi të Policisë së Shtetit për shkak të sëmundjeje të rëndë.

Mullai ka shprehur keqardhjen e thellë për ikjen e parakohshme nga jeta të 27-vjeçarit Mariglen Mestani për të cilin rrëfen edhe orët kur ka luftuar me vdekjen, ndërsa ka edhe një apel tepër të fortë të fortë në lidhje me ikjen e tij nga kjo botë, duke thënë se është një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur janë gjallë.

“…Kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën”, shkruan ndër të tjera Mullai.

Reagimi i plotë:

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ja dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty. 

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: genti mullaiMariglen Mestani
Pas

Mbërrin në Tiranë ambasadori i ri italian, kush do ta zëvendësojë Alberto Cutillon

Para

“Po luhet me shëndetin e popullatës”, Resuli jep alarmin: Çuçi të tërheqë njerëzit e tij, të ofrohet ushqim i sigurt

Para
“Po luhet me shëndetin e popullatës”, Resuli jep alarmin: Çuçi të tërheqë njerëzit e tij, të ofrohet ushqim i sigurt

“Po luhet me shëndetin e popullatës”, Resuli jep alarmin: Çuçi të tërheqë njerëzit e tij, të ofrohet ushqim i sigurt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Nuk dua bisedime me Iranin, por takime mund të ndodhin javën tjetër

Hetim nga Pentagoni dhe FBI pas rrjedhjes së të dhënave mbi sulmin në Iran

Trump nga Samiti i NATO-s: Ka ardhur koha për paqe, lufta ka mbaruar

Franca vlerëson dëmet në objektet bërthamore të Iranit pas sulmeve izraelite dhe amerikane

Rutte nxit SHBA-të: Fuqia më e madhe ushtarake duhet të veprojë në kohën e duhur

Tryeza mbi energjinë/ Belinda Balluku thekson rritjen e investimeve të huaja në sektorin e rinovueshëm

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

Shqipëria merr Presidencën e ICIC, Dervishi: Një përgjegjësi dhe nder i madh

Trump përkushtohet ndaj NATO-s, Rutte vlerëson rolin amerikan në zgjidhjen e konfliktit Iran-Izrael

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.