I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”, eksperti Azmir Duleviç u ndal te situata energjitike në vend dhe menaxhimi nga ana e KESH.
Duleviç tha se KESH ka blerë energji për nevoja ditore në çmim rreth 500 mln euro që është një shifër shumë e madhe. Sakaq e ka shitur energjinë me një çmim qesharak.
Kjo sipas tij nuk vjen nga mosdija por nga keqmenaxhimi.
Duleviç: Sic ju e thatë bilancet e KESH janë negativ, sepse janë blere energji për nevoja ditore afërsisht rreth 500 mln euro që është një shifër shumë e madhe, dhe në momentin që kemi pasur mbiprodhim, e kemi shitur me një cmim qesharak dhe kemi arkëtuar as 10% të shumës që kemi blere energji. Dhe kjo nuk vjen nga mosdija por nga një keqmenaxhim i shtetit. Këtë nuk e them unë por nga shifrat.
Në këtë rast vjen nga padija se u ul rezerva hidrike në 2022 por nuk pritej që do kiste një kapërcim stratosferik të energjisë por KESH nuk blen energji sot për nesër por ka instrumentat e duhur dhe të gjitha projeksionet thonin që do kishte rritje dhe KESH e uli rezervën hidrike dhe coi në këtë kolaps financiar.
Dhe e dyta ka të bëjë me nevojën për energji që ka nevojë vendi ynë. Vendi ynë nga prodhimi vendas e mbulon 70 % dhe 30 % duhet ta blejmë në bursë. Në nëtor dhe në dhjetor,në momentin që kishim mbiprodhim e kemi shitur me nje cmim qesharak.