Zgjimi në mëngjes herët është problem për shumicën e njerëzve.
Por, ne mund të bëjmë diçka që ta nisim ditën mbarë, pa mundime të përditshme dhe me energji.
Nëse keni probleme me zgjimin dhe duhet të shkoni në punë herët, atëherë vendosni alarmin, por në të kundërt jo.Lëreni trupin tuaj të zgjohet natyralisht, pa sforcime artificiale siç është alarmi i telefonit, pasi ndikon negativisht në sistemin nervor.
Si fillim duhet të lajmë fytyrën me ujë të freskët sepse është shumë e rëndësishme. Mos hani mëngjes menjëherë, pini pak fare ujë dhe filloni një stërvitje të lehtë për disa minuta (stretching), pasi trupi ka qenë në qetësi përgjatë natës.
Pasi të mbaroni stërvitjen e lehtë në kushte shtëpie (aerobi) mund ta freskoni përsëri fytyrën.
Hani mëngjes sepse është shumë e rëndësishme. Dita fillon mbarë me mëngjes të mirë dhe të shëndetshëm, por jo shumë të rëndë.
Qumështi është ide e mirë, por ka veti qetësimi dhe shumë njerëz i vë në gjumë. Bukë e thekur me reçel ose me gjalpë me pak mjaltë është e këshillueshme nga dietologët
.Ndërkohë që hani mëngjes këshillohet të dëgjohet muzikë, për të ngritur humorin. Mos harroni të lani dhëmbët dhe të mbani gojën të freskët. Vishuni dhe nisni aktivitetin tuaj të përditshëm.
Është shumë e rëndësishme që të dilni nga shtëpia me mendje të kthjellët, optimist, me energji pozitive dhe buzëqeshni gjithmonë. Përpiquni sa më shumë të largoni energjitë negative që mund t’ju prishin ditën.