Aroma e skuqjes në shtëpi është një ndër aromat më të papëlqyera në shtëpitë tuaja. Prandaj sot po iu sjellim disa këshilla praktike sesi t’i largoni ato nga shtëpia juaj.
1. Para se të nisni skuqjen ajrosni kuzhinën. Ndizni aspiratorin në mënyrë që ajri të dalë jashtë.
2. Mbyllni të gjitha dyert e dhomave të tjera.
3. Në një tavë hidhni gjalpë, sheqer dhe kanellë. Vendosini në 200 gradë. Kjo aromë do të thyejë aromat e tjera të skuqjes.
4. Vendosni në një tenxhere të ziejë 1 gotë ujë dhe 1 lugë gjelle uthull. Mund të shtoni lëkurë portokalli që aroma të jetë sa më e freskët.
5. Në disa kavanozë të vegjël qelqi hidhni disa kokrra kafeje të pabluar dhe lëreni afër vendit që po gatuani. Kafeja do të përthithë aromën e skuqjes.