13:17 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

KËSHILLA si të ushqeni fëmijët mbi 1 vjeç

08:46 | 16/07/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
KËSHILLA si të ushqeni fëmijët mbi 1 vjeç

Nga Blerina Bombaj

Ne moshen 1 vjeçare, femijet mund te fillojne te konsumojne qumeshtin e lopes; 2-3 kupa ne dite plotesojne nevojat e tij ditore ne nje pjese te mire te elementeve ushqyes. Nese kjo sasi kapercehet, femija rrezikon te shfaqe “anemine nga qumeshti”, nje mungese qe vjen si pasoje e konsumit te tepert te qumeshtit duke zhvendosur ushqime te pasura ne hekur.

Qumeshti nuk duhet te jete pa yndyre, por mund te preferohet me yndyre te reduktuar. Ushqime te tjera si mishi, drithrat, buka, frutat e fresket dhe perimet, duhet te ofrohen ne sasi te mjaftueshme dhe me larmi te kenaqshme.

Idealja eshte qe njefemije 1 vjecar, te ulet bashke me te rriturit ne tavoline dhe te konsumoje pak a shume te njejtat ushqime me ta, si dhe te pij uje nga nje gote dhe jo nga biberoni. Prinderit dhe kujdestaret e femijeve duhet te ofrojne jo vetem ushqime te shendetshme dhe te sigurta, por edhe nje ambjent te kendshem dhe te dashur per femijet, ne te cilin femijet mund te rriten dhe te zhvillohen. Disa udhezime qe ndihmojne ne ushqyerjen e shendetshme te femijes.

Tregohuni te rrepte por jo ndeshkues

Mos u pajtoni me sjellje te papershtatshme ne tavoline si hedhja e ushqimit. Tregohuni te prere dhe te qendrueshem, jo ndeshkues. Ne vend qe te thoni “ me cmend kur nuk ulesh ne tavoline”, mund t’i thoni “Sallata e frutave duket shume e shijshme; te lutem ulu ne tavoline dhe ha bashke me mua”. Keshtu femija do te mesoje te ulet ne tavoline.

Jepni mundesine e eksplorimit

I lejoni femijet te eksplorojne dhe provojne ushqimin me duar dhe te hane me gishta per njefare kohe. Perdorimi i piruneve dhe lugeve do te vije se shpejti. Femijet qe e prekin ushqimin dhe e perpunojne me duar, jane me te prirur ta pranojne ate.

Mos i detyroni femijet te hane me zor

Refuzimi i ushqimeve eshte sjellje shume e zakonshme dhe aspak shqetesuese. Femijet duan disa perseritje deri sa te pranojne te provojne nje ushqim. Ne vend qe t’i thoni “nuk do dalesh te luash nese nuk ha karrotat”, i thoni “nuk ka problem, mund ta provosh karroten nje here tjeter”.

Ku vendosni ju, e ku vendosin femijet

Ju jeni pergjegjes per cilesine dhe larmine e ushqimit qe i ofrohet femijeve, si dhe orarin se kur ai do te duhet te ushqehet. Por jane femijet ata qe vendosin se cilat ushqime dhe sa prej tyre do te hane. Gradualisht ata do te provojne ushqime te reja.

Evitoni embelsirat dhe kripen

Stomaku i femijes eshte shume i vogel, ato pak ushqime qe do te mundet te nxej eshte mire te jene jo vetem kalori boshe por edhe shume lende te tjera ushqyese si vitamina, minerale dhe fibra. Mos perdorni embelsirat si shperblim!

Mos e ktheni kohen e ushqimit ne beteje

Mos bini ne kurthin e rrezikshem te nervozizmit dhe ankthit. Femijet nuk ushqehen gjate gjithe kohes njesoj sepse edhe nuk rriten njesoj. Nga 1 deri ne 2 vjec, oreksi pritet sepse ritmi i rritjes eshte shume i ngadalte krahasuar me vitin e pare. Perpiquni te krijoni atmosfere te kendshme ne orarin e te ngrenit.

Shembull meny per nje femije 1 vjec

Mengjes

1 veze te rrahur, te skuqur ne pak vaj ulliri

1 fete te vogel buke thekre

½ gote qumesht

Paradite

½ kupe kos + ¼ kupes fruta

Dreke

30gr mish te kuq grire ose ¼ kupes fasule pure

½ kupe oriz ose makarona

½ kupe perime ne copeza te vogla te buta

½ kupe qumesht

Pasdite

½ kupe kos + pak tershere + ½ kupe fruta

Darke

1 fete buke thekre + 1 fete djathe dhie

½ kupe perime (brokoli, domate, kunguj, karrota etj)

¼ kupe leng portokalli ose shege ose molle (te hollua

Etiketa: jete dhe stilkeshilla
Pas

Ish-drejtoresha e Tatimeve i rikthehet modelingut?! FOTOJA që u bë virale

Para

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kongresi miraton një fond prej 520 milionë dollarësh për të luftuar fenomenin

Para
Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia. Kujdes!

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kongresi miraton një fond prej 520 milionë dollarësh për të luftuar fenomenin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

Trump feston 79-vjetorin me paradë, protestuesit: Nuk ka mbret në Amerikë!

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital 70-vjeçarin!

U rrëzua nga biçikleta, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës

Viktima në Izrael nga sulmet, kërcënohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, bllokohet automjeti në Velipojë

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.