Sa shumë ndikojnë veshjet e brendshme- nga ato me dantellë dhe deri te ato “alla gjyshe” në shëndetin vaginal ? Shumë. Prandaj këshillat e gjinekologut ndihmojnë që mos kemi siklete atje poshtë.
Çdo gjë nis nga një anketë në USA, ku u zbulua që një pjesë e madhe e njerëzve nuk e kanë idenë se kur kanë blerë mbathje për herën e fundit dhe që ato duhet të ndërrohen çdo gjashtë muaj- gjë që askush prej nesh nuk besoj që bën. Sipas gjinekologëve ka një mënyrë për të blerë veshje intime në mënyrë që të garantojnë shëndetin vaginal, prandaj merrni shënime.
Gjatë blerjeve zgjidh mbathje prej pambuk
Sigurohu që pjesa e mesit që mbulon hyrjen vaginale të jetë prej pambuku. Mund ta dallosh duke e krahasuar me bluzen tënde të preferuar ose duke e prekur me kujdes. Nëse blen mbathje online sigurohu që të lexosh përbërjen në përshkrimin e produktit. Mbathjet që nuk kanë pjesën e mesit prej pambuku nxisin infeksionet apo vaginitin. “ Materialet sintetike, nuk lejojne ajrosjen në këtë zonë duke krijuar mjedis për shtimin e bakterieve”, thotë Alyssa Dwek, në studimin e vitit 2019 nga Gazeta e Obstetrisë dhe gjinekologjisë.
Prefero ngjyrat neutrale
Nëse ke irritim të vazhdueshëm në zonën intime, mund të jetë shkak dhe koleksioni i mbathejve me ngjyrat e ylberit. Kjo sepse vulva ( pjesa e jashtme e vaginës) mund të jetë e ndjeshme ndaj ngjyruesve të përdorura në veshje intime. Padyshim që mund të ketë dhe arsye te tjera, siç janë reagimet ndaj një detergjenti të ri ose ndonjë infeksioni bakterial. Por, nëse vini re që nuk ka ndryshime, atëherë provoni të mos vishni më mbathjetme ngjyrë dhe të preferoni ngjyra neutrale.
Zgjidh mbathje me performancë të lartë dhe materiale teknologjike
Shembull i mirë janë mbathjet për palestër ose aktivitet fizik. Këto mbathje janë ndërtuara që të thahen shpejtë, duke evituar krijimin e bakterieve apo infeksioneve të ndryshme që vinë nga lagështia. Këto mbathje janë shumë fantastike dhe për udhëtim, duke parë që nëse i lan në darkë, në megjes i ke të thata, dhe nëse je në hotel.
Gjatë përdorimit
Të gjitha ne, kemi nga ato mbathje që përdorim gjatë ciklit për të qënë më komode dhe të sigurta. Nëse te ato ka ndonjë njollë cikli, për sa kohë mbathjet janë të lara, nuk ka problem. Nuk është shënjë që bakteriet kanë mbetur në fabrikë, konfirmojnë doktorët. Vazhdo, mund t’i ruash ato mbathje në sirtarin tënd, deri ciklin tjetër.
Qëndro e thatë
Sekrecione të bardha, cikël, djersitje gjatë ditëve të nxehta, të gjitha këto situata krijojnë lagështi në mbathjet dhe veshjet intime. Por, mundohu të qëndrosh në thatësirë nëse mundesh. Edhe nëse kjo do të thotë të mbash një palë mbathje rezervë me vete. Synimi edhe në këtë rast, është që të evitohen bakteriet afër vaginës në mënyrë që mos nxisin infekson urinar ose vaginal. Është gjithashtu inteligjente nëse ndërrohemi sa më shpejtë që mundemi, mbasi kemi djersitur.
Përkujdesi
Duhet të dini që mbetjet e fekaleve të mos pastruara mirë mund të trasferohen te pjesa vaginale duke shkatuar infeksionet që aq shumë duam të evitojmë. Prandaj në lavatrice, përdor ujin e ngrohtë dhe një cikël të lehtë larjeje me detergjent pa aromë. Është e këshillueshme që në lavatriçe të vendosim vetëm mbathjet, në mënyrë që të pastrohen sa më mirë duke përdorur gjysmën e dozës së detergjentit, për të realizuar më mire shplarjen e tyre.
Zevendësoji si bluzat
Mund të mendosh që të gjitha këto informacione nuk do të ndihmojnë në shëndetin e vaginës tënde, apo jo ? Mendon që duhet të ndërrosh mbathje çdo gjashtë muaj që vagina të jotë të gëzojë shëndet të plotë ? Janë vetëm mite, sepse mbathjet duhen ndërruar sa herë që janë të vjetëruara ose në to ka vrima apo shkepje, si simbol i vjetërsisë. Ky nivel përdorimi tregon që mbathjet duhen hedhur për të evituar kruajtje apo fërkime të bezdishme.
Burimi: Living