Fillimi i aplikimit të taksës për “Rrugën e Kombit” ka ngjallur menjëherë reagime në Kukës, banorët e së cilës e përdorin më shpesh këtë aks. Këshilli Bashkiak i Kukësit ,me një qëndrim të përbashkët i ka kërkuar qeverise dhe parlamentit shqiptar anulimin e taksës.
Arif Rexhmati,Kryetari i grupit të keshilltareve të djathtë,është shprehur kundër kësaj takes duke thënë se kukësi penalizohet rëndë, ndërsa u shpreh se qytetarët duhet të thirren në protestë.
Tatjana Kërgjaliu,Kryetare e grupit të këshilltarve të majtë, thotë të bëhet një deklaratë për shqetësimin e popullit.
Edhe Ibsen Elezi,këshilltar i PD-së u shpreh për këtë taksë dhe tha se duhet të çohen për të protestuar fort për ti treguar kryeministrit Edi rama se nuk e izolon dot Kukësin.
Ndërkohë përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetare pohojnë se është e qartë se taksa do të ndikojë në qarkullimin në këtë aks, por edhe në ekonominë e banorëve të rajonit të Kukësit.
Në anën tjetër taksa prej të paktën 5 eurosh për të kaluar në Rrugën e Kombit do të sjellë edhe pasojën e parë negative të saj. Kështu shoqëria që është e liçensuar për të transportuar udhëtarët nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas ka bërë të ditur se janë të detyruar për të rritur biletën e udhëtimit.
Tarafimi i rrugës së kombit është kundërshtuar fuqishëm nga edhe shoqata “Biznesi për Biznesin”, e ekspertë të fushës,. Kundër vendimit ka dalë më herët edhe kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi.