10:01 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilli Bashkiak merr vendimin për shembjen e godinës 15 në Qytet Studenti. Ku do të strehohen banorët

16:47 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilli Bashkiak merr vendimin për shembjen e godinës 15 në Qytet Studenti. Ku do të strehohen banorët

Instituti i Ndërtimit ka shpallur të pabanueshëm Godinën nr.15 në Qytetin Studenti pas dëmeve që janë shkaktuarpas tërmetit të 26 nëntorit.

Godina sipas akt-kontatimit është vlerësuar e pabanueshme dhe me një rrezik potencial pasi ka dëmtime në strukturë  dhe për këtë arsye është vendosur që të shembej.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se godinat 15, 18 dhe 19 në Qytetin Studenti do të shemben, pasi kanë pësuar dëme të mëdha.

 “Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat 15, 18 dhe 19, në Qytetin Studenti janë të dëmtuara përtej ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë. Fillimisht do të marrim vendim vetëm për godinën numër 15, kurse relacionet për 18 dhe 19 do t’i keni tek takimi sot pasdite. Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studente, tejet të amortizuara, të zaptuara në vitin 1991. Ka 30 vite që rrinë të zaptuara.

Kanë qenë në plan nga Bashkia e Tiranës me projektin e KFË-së, që të ribëhen të reja, por nuk mund të presin deri në fund të vitit tjetër, kur të jemi gati për implementimin e projektit me KFW-në. Tani që ra tërmeti, kush ka parë pamjet, e ka parë sesi duket edhe nga jashtë modifikimi, çarjet që janë bërë, ndërhyrje në mure. Një portal kishte zbuluar një pemë që dilte nga muret, dhe pema dilte nga brenda jashtë, pra bëhet fjalë për një skenar të denjë për vende dhe popuj. Kjo është arsyeja pse dua që të kërkoj miratimin e Keshillit Bashkiak per çmontimin e kesaj godine, e zaptuar prej 30 vitesh”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak.

Sa i përket familjeve që e kanë zaptuar dhe që janë strehuar në të, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se ata do të trajtohen me bonus qiraje si te gjitha familjet e tjera të prekura nga tërmeti, ndërsa momentalisht do të strehohen në palestrën e shkollës “Ismail Qemali”.

“Të gjithë banorët sipas kurorave familjare që kanë do t’i kalojnë prapë sot pasdite në varësi sa prej tyre, shumica më rezulton që i kanë plotësuar formularët e qirasë, do t’ju kalojmë edhe atyre qiranë si familjet e prekura nga tërmeti, pavarësisht se nuk janë pronarë të asaj godine, pavarësisht se e kanë zaptuar atë godinë, dhe pavarësisht se një pjesë e madhe as nuk paguan detyrimin minimal, ujë, drita dhe qira Qytetit Studenti. Për këto do kemi moment të reflektojmë më vonë. Por në këtë fazë për çëshje imediate, do të zhvendosen tek palestra e gjimnazit “Ismail Qemali”, për shërbimet e ditëve të para, ndërkohë që nga e hëna e në vazhdim, disa prej tyre që sot kanë filluar të gjejnë apartamente me qira, do ju paguhet edhe atyre qiraja, siç do ju paguhet të tjerëve”, tha Veliaj.

Etiketa: do te shmbetErion Veliajgodina 15
Pas

Pas përplasjeve, bashkia Lezhë lëshon akt-konstatimin për pallatin e shumëdebatuar 12-katësh: Ja çfarë është vendosur (Foto)

Para

Në kulmin e emergjencës për tërmetet, Rama propozon shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

Para
Ish-ministri Malaj: Jam kundër një tregu unik brenda Ballkanit Perëndimor

Në kulmin e emergjencës për tërmetet, Rama propozon shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit/ Aida Hajnaj s’do të riemërohet në krye të BKH, pritet çelja e garës për drejtuesin e ri

Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Kosovën, Antonio Costa do të takohet me Kurtin dhe Osmanin

PS ‘mberthen’ 83 mandate, PD humb edhe 2 dhe ‘stacionohet’ te 50

Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami, institucionet: Largohuni nga zonat bregdetare!

PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

PS mblidhet sot në sheshin “Skënderbej”, Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar, ju falenderoj për besimin

Sherr me leva pas nje aksidenti te ‘Pallati me Shigjeta’

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.