08:48 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve kundër Cakajt për reformën në diplomaci: Një ekselent është thjesht një student

17:29 | 08/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cakaj ‘shkund’ shërbimin diplomatik dhe sulmon Bushatin: Shqipëria nuk është e krushqinjve, dhe as e klaneve…

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar mbi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj lidhur me reformën në shërbimin diplomatik, sipas të cilit duhet të rekrutohen në këtë shërbim, ekspertë ekselentë.

Këshilli i Ambasadorëve thekson se shërbimi diplomatik duhet të konsolidohet me diplomatë karriere dhe jo me “ekseletët”, duke argumentuar se një i tillë është thjesht një student që ka mbaruar studimet dhe që duhet të motivohet të aplikojë për të filluar karrierën e tij sektoriale apo akademike.

Sipas KASH-së, Ligji për Shërbimin e Jashtëm si dhe Rregullorja e Shërbimit të Jashtëm, pavarësisht se e kanë dëmtuar konceptin bazë të karrierës diplomatike, janë të detyruara të zbatojnë Ligjin për Administratën Publike dhe parimet e punësimit apo të rekrutimit përkatës.

Sipas deklaratës, kjo reformë e paralajmëruar do të dëmtonte më tej Shërbimin e Jashtëm shqiptar dhe do të demotivonte të gjithë trupën diplomatike të karrierës, që kanë hyrë në shërbimin e jashtëm duke respektuar kuadrin ligjor.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i shqetësuar, i bën thirrje MEPJ të respektojë ligjin në fuqi, si dhe të fillojë procedurat për ta riparë këtë ligj, me qëllim shkëputjen një herë e përgjithmonë nga emërimet që jo vetëm nuk e përmirësojnë por e dëmtojnë trupën tonë diplomatike”, shkruhet në deklaratë.

KASH e mbyll reagimin e saj duke sugjeruar  “hartimin e një platforme me specialistë të fushës dhe konsensus politik, me qëllim që Shërbimi i Jashtëm të ketë përfaqësimin dhe fleksibilitetin e duhur brenda dhe jashtë Shqipërisë, në funksion të interesit më të mirë kombëtar dhe prioriteteve të politikës sonë të jashtme”.

Reagimi i plotë KASH: 

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi reformën në Shërbimin e Jashtëm Diplomatik shqiptar

Marrë shkas nga deklaratat e fundit publike të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë mbi reformën në Shërbimin Diplomatik Shqiptar, si dhe thirrjen publike të MEPJ “për punësim pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit” të ekspertëve ekselentë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se:

Shërbimi Diplomatik ka nevojë të konsolidohet me diplomatë karriere, që i promovon dhe i mbron ligji dhe jo për prurje nga jashtë pa respektuar ligjin. Përjashtim nuk mund dhe nuk duhet të përbëjnë as edhe studentët “Ekselent”.

Një student i shkëlqyer, apo siç e konsideron MEPJ, “ekselent”, është thjesht një student që ka mbaruar studimet dhe që duhet të motivohet të aplikojë për të filluar karrierën e tij sektoriale apo akademike.

Vetëm eksperienca, vlerësimet në punë dhe karriera në Shërbimin e Jashtëm janë kriteret themelore që duhen marrë në konsideratë.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm të RSH-së, Nr.23/2015, si dhe Rregullorja e Shërbimit të Jashtëm, miratuar me VKM Nr.816, dt.7.10.2015, pavarësisht se e kanë dëmtuar konceptin bazë të karrierës diplomatike, janë të detyruara të zbatojnë Ligjin për Administratën Publike dhe parimet e punësimit apo të rekrutimit përkatës.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm dhe Rregullorja përkatëse e Shërbimit të Jashtëm janë shumë të qarta lidhur me mënyrën e rekrutimit të diplomatëve të rinj.

Në asnjë mënyrë, rastet përjashtimore dhe të veçanta që ligji parashikon, në pikën 3 të nenit 31 (Ministri i Punëve të Jashtme mund të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore, në raste të veçanta, ekspertë jashtë Shërbimit të Jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit), nuk mund e nuk duhet të kthehen në përgjithësim.

Aplikimi i këtij parimi do të dëmtonte më tej Shërbimin e Jashtëm shqiptar dhe do të demotivonte të gjithë trupën diplomatike të karrierës, që kanë hyrë në shërbimin e jashtëm duke respektuar kuadrin ligjor.

Ligji dhe vetëm ligji duhet të jetë kriter bazë për rekrutim dhe karrierë diplomatike. Kriteret subjektive mbi aftësinë individuale apo vlerësimeve estetike janë minimalisht abuzim me detyrën nga i gjithë zinxhiri rekrutues dhe maksimalisht mungesë respekti për trupën aktuale diplomatike që pas viteve ’90 e aktualisht e kanë bërë Shqipërinë të konsiderohet si faktor të rëndësishëm stabiliteti në rajon, anëtare në të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, anëtare në NATO dhe kandidate në BE, si kanë kontribuar në mënyrë sinjifikative për liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Nenet 36, 39 dhe 41 të Ligjit e shprehin qartë mënyrën e pranimit në Shërbimin e Jashtëm dhe të zhvillimit të karrierës diplomatike.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i shqetësuar, i bën thirrje MEPJ të respektojë ligjin në fuqi, si dhe të fillojë procedurat për ta riparë këtë ligj, me qëllim shkëputjen një herë e përgjithmonë nga emërimet që jo vetëm nuk e përmirësojnë por e dëmtojnë trupën tonë diplomatike.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë sugjeron hartimin e një platforme me specialistë të fushës dhe konsensus politik, me qëllim që Shërbimi i Jashtëm të ketë përfaqësimin dhe fleksibilitetin e duhur brenda dhe jashtë Shqipërisë, në funksion të interesit më të mirë kombëtar dhe prioriteteve të politikës sonë të jashtme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: diplomatetEKSELENTETgent cakajKeshilli i Ambasadoreve Shqiptar
Pas

Tronditet Athina, babai vret djalin e tij 4 vjeç dhe veten

Para

Pas Ramës, në Kukës mbërrin Basha: Ejani në protestën e 13 prillit, do ta godasim fort

Para
Pas Ramës, në Kukës mbërrin Basha: Ejani në protestën e 13 prillit, do ta godasim fort

Pas Ramës, në Kukës mbërrin Basha: Ejani në protestën e 13 prillit, do ta godasim fort

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.