Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëron magjistratët që kanë përfunduar magjistraturën nga tetori i 2013-ës në qershor të 2016-ës.
Të sapoemëruarit janë:
1-Znj. Oltjona Goxha, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
2-Znj. Semiramis Hoxholli, në Gjykatën Administrative Shkallës Parë Tiranë;
3-Znj. Besjana Garxenaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
4-Z. Ergys Gashi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
5-Znj. Fildeze Hafizi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
6-Znj. Ersida Bajgora, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje;
7-Z. Bevis Shehaj, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
8-Z. Artan Jahollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Pas emërimit, magjistrantët bënë betimin përpara Këshillit të Drejtësisë.