Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vlerësuar rëndësinë e misionit të medias së pavarur në informimin e publikut, duke theksuar se ky proces duhet të respektojë parimet e objektivitetit dhe të mos cenojë dinjitetin njerëzor, familjen dhe jetën private.
Në një deklaratë të tij, KLP ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. KLP ka reaguar ndaj disa raporteve mediatike që mund të dëmtojnë integritetin dhe pavarësinë e prokurorëve, duke theksuar se etiketimet dhe vlerësimet e njëanshme, pa një shqyrtim të kujdesshëm, janë një devijim i raportimit të balancuar dhe të paanshëm që kërkon gazetaria profesionale.
Në përfundim, KLP ka bërë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë me median, me qëllim që të sigurohet një informim i drejtë, të balancuar dhe të verifikuar, për të ruajtur besimin e publikut në drejtësinë e pavarur dhe profesionale.