12:42 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilli Kombëtar, Bushati: Mbledhja ishte qesharake, PD duhet rithemeluar

17:22 | 21/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilli Kombëtar, Bushati: Mbledhja ishte qesharake, PD duhet rithemeluar

Endira Bushati antare e kryesisë së Partisë Demokratike ftuar në Fax News për të diskutuar mbi mbledhjen djeshme të Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se mbledhja ishte qesharake.

“Zoti Basha e hapi mbledhjen me një pikë të vetme miratimin e statutit. Këshilli Kombëtar është mbledhur 2 herë në katër vjet. Pas përpjekjeve tona, zoti Basha e pranoj, u propozua që të futej dhe analiza e zgjedhjeve të shkuara. Ka një raport analize në PD dhe nuk e ka parë askush. Pra pjesa më qesharake e mbledhjes ishte se askush nuk ishte dakord që të bëhej analiza e humbjes së zgjedhjeve. Mbledhja e djeshme ishte qesharake. Një shprehje thotë që sa më shumë t’a mbrosh aq më shumë qesharake bëhet. A mundet anëtarët që të thonë në mbledhje se nuk jemi këtu për të diskutuar analizën e zgjedhjeve? Ky statut çimentoj fronin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Një statut që nuk parashikon se çfarë ndodh me kryetarin është një statut që vulos përjetësinë e tij.Nuk dihej nëse aty u morën vota sa duhet për të kaluar një vendim apo jo.

Ne donim që ta dikutonim në parim statutin. A mund të hidhet me votim një standart ne demokraci? Po të hidhej dje një vendim që: A t’a lëm 20 vjet kryetar Lulzim Bashën, përsëri do të fitonte ky vendim. Unë nuk e kam parë ndonjeherë, me të mjerë dhe më trishtuese sesa ditën e djeshme Partinë Demokratike. Mund të them që është fundi i asaj se çfarë është quajtur shtëpia e Lirisë.”

Ndërkohë që për sa i përket krjimit të një partie tjetër Bushati u shpreh se nuk jam në gjendje të them nëse do të krijohen parti të tjera.

“Nëse ka diçka që duhet të transmetojë opozita është pikërisht shpresa. Lulzim Basha është një kopjac i përpiktë i Edi Ramës. Ku do ta gjejë oponencën për këtë shoqëri, në një që sillet si Edi Rama!? Me këtë statut u vulos dhe humbja e zgjedhjeve të ardhshme. E pyeta zotit Basha me ç’forume e more vendimin për të bashkëpunuar me LSI, kush e mori vendimin? Dhe ai ju shmang pyetjes.

Unë mendoj se përderisa kohë janë të copëzura të gjitha palët humbin. Humb PD, humbin ato që duan të krijojnë parti dhe ato që besojnë tek kjo parti. Do të duhet një kohë e gjatë mbështes dhe idene e Topallit, që partia Demokratike duhet rithemeluar. Dorëheqja e zotit Basha është kushti që i hap rrugë kësaj. Për ti dhënë vendit një shpresë tjetër një alternativë tjetër.”

Etiketa: Endira Bushati
Pas

Bregu: Luli lider i humbjeve, urime! Ka vendin e parë

Para

“Sherr” mes motrash! Marina ofendon keq Luanën në publik: Delenxhie

Para
“Sherr” mes motrash! Marina ofendon keq Luanën në publik: Delenxhie

"Sherr" mes motrash! Marina ofendon keq Luanën në publik: Delenxhie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

Në kërkim për grabitje e tentativë vrasje, vihet në pranga 33-vjeçari Erjon Mera, do të ekstradohet drejt Italisë

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera

Sulmet në Iran. Albin Kurti në krah të SHBA-ve: Janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesë

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, OKB mbledhje urgjente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.