Partia Demokartike pritet që të jetë e parnishmë në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, duke nisur kështu përballjen e parë me socialistët pas ndryshimeve të kontestuara të Kushtetutës.
Përpara nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik, mësohet se në selinë e PD-së po zhvillohet një takim me ekspertët e saj. Dy negociatorët e opozitës jo parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili po takohen me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në selinë blu.
Burime për Fax News, bëjnë me dije se biseda është zhvilluar lidhur mbi zhvillimet në vend dhe nisjen se Këshillit Politik dhe përfundimin e Reformës Zgjedhore.
Ish-deputeti demokrat Bylykbashi është përzgjedhur edhe si përfaqësuesi në komisionin e posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së.
PD e LSI i rikthehen tryezës së dialogu politik me një kusht mos-prekjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë sa i takon hapjes së listave opozitaret janë të gatshëm për arritjen e një dakordësie me mazhorancës parlamentare.
Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri që thirri mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme në ora 18.00 me qëllim reflektimi e ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri zgjedhor.