Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak të Tiranës, dy këshilltarët demokratë u konfliktuan me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Bëhet fjalë për Leonard Ollin dhe Fabjan Topollajn. Ishte ky i fundit ai i cili i hodhi disa dokumente Veliajt në foltore, teksa kryebashkiaku po fliste për investimet e bashkisë.
DEBATI:
Veliaj: “Je dhe pedagog ti, shiko si sillesh, i hodhe fondet e ekselencës këtu…” Si ju munda njëherë, do ju mund prapë.
Olli: Bravo të qoftë! Nuk ke respekt për qytetin.
Veliaj: Ti nuk ke respekt për qytetin. Ajo që hodhe këtu janë kreditë e buta, sapo i hodhe. Hodhët bursat, ne do t’i japim ato për studentët.
Topollaj: Ju me hajdutët rrini këtu, qytetarët janë në shesh.
Veliaj: I hodhi gjithë kreditë e buta dhe gjithë bursat për studentët e Tiranës, por do ta shohë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1184″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]