Sot në 18:30 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Bashkisë Durrës duhej të zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishte:
- Dhënia e mandatit të Këshillëtarit.
2. Miratimi e familjeve përfituese nga banesat sociale me qira të ndodhura në lagjen nr.17 rruga “Dalip Peza” pranë UKD-së Durrës dhe lagjia nr.14 Shkozet, Durrës.
3. Miratimi i fondit total prej 1 500 000 lekë për mbulimin e shpenzimeve të riparimeve të kaldajave të Shkollave “ Stacioni Zooteknik”, “Neim Babameto” dhe “Shkolla e Re Kënetë” si një kontribut i përbashkët midis Bashkisë Durrës dhe Shoqatës “Ëorld Vision”.
Për shkak të prezencës së vetëm 18 këshilltarëve kjo mbledhje u anulua pasi numri minimal për t’u zhvilluar kjo mbledhje duhet të ishte 23.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post