09:54 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Këshilltarët e LSI-së nuk i pranojnë ftesën për bojkot, Olli: Akt pabesie, pazar në emër të opozitarizmit

18:10 | 26/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilltarët e LSI-së nuk i pranojnë ftesën për bojkot, Olli: Akt pabesie, pazar në emër të opozitarizmit

Pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli, në një deklaratë për mediat ka reaguar shumë ashpër ndaj vendimit të këshilltarëve të LSI-së, për të marrë pjesë në mbledhjen e sotme.

Më herët, këshilltarët e PD-së i bënë thirrje atyre të LSI-së që të bashkoheshin për të bojkotuar mbledhjen e sotme, pasi në këtë mënyrë Veliaj, nuk do siguronte votat për të miratuar rritjen e çmimit të ujit.

“Më lejoni të deklaroj se për fat të keq vijon të bëjë pazare me pushtetin, më e keqja është se i bën në emër të opozitës por provat tregojnë se vetëm opozitë nuk është, sepse publikisht i kërkuam mosprezencën, ç’ka do bënte të pamundur votimin.

Është veprim i turpshëm, më vjen keq por është një pazar që vijon të zhvillohet në emër të opozitës. Thirrja që i bëjmë në mënyrë shumë të sinqertë për të bllokuar këtë vendim, ishte thjesht një mekanizëm që do bllokonte këtë vendim, por mesa duket LSI e vendosi të jetë përfundimisht pjesë e pazarit në emër të opozitarizmit.

PD e ka deklaruar pa asnjë hezitim votën kundër, nuk ka qenë qëndrim politik por në dobi të interesit të qytetarëve. Ne jemi të bashkuar, do jemi pjesë e debatit në sallën e Këshillit bashkiak, por ne duhet të denoncojmë aktin që po kryhet.

Po diskutohen pazaret e fundit, ky vend do mbetet pre e oligarkisë. Kjo ngritje nuk mund të bëhet sepse është abuzim dhe vjelje e pastër. Nuk mund të ngresh tarifën e këtij shërbimi. Jam këtu për të dëshmuar këtë akt pabesie të këshilltarëve të LSI-së ndaj qytretarëve të Tiranës.”, deklaroi Olli. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Leonard Olli
Pas

Shpërthen Mustafaj: Basha një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur nuk i njeh fare dhe as i ka takuar

Para

Rritja e çmimit të ujit, qytetarët ngrihen në protesta (VIDEO)

Para
Rritja e çmimit të ujit, qytetarët ngrihen në protesta (VIDEO)

Rritja e çmimit të ujit, qytetarët ngrihen në protesta (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.