01:01 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Këshilltarët e PD-së u larguan nga mbledhja, Veliaj: Kjo betejë është mes frikacakëve dhe guximtarëve

19:18 | 26/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilltarët e PD-së u larguan nga mbledhja, Veliaj: Kjo betejë është mes frikacakëve dhe guximtarëve

Këshilltarët e Partisë Demokratike u larguan nga mbledhja e sotme në Këshillin bashkiak, e cila nisi rreth 50 minuta me vonesë, për shkak se ishin kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Pas largimit të tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo nuk është një betejë mes së djathtës dhe të majtës, por mes frikacakëve dhe guximtarëve, duke ironizuar kështu këshilltarët që sapo ishin larguar.

 “Dua t’i uroj sukses anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak. Pasi do marrin vendime të rëndësishme për qytetin. Beteja nuk është mes të majtës dhe të djathtës, por mes frikacakëve dhe guximtarëve. Shikoni si ka ndryshuar Tirana sot, falë vendimeve të guximshme.

 Sot kam një lajm të mirë, ne do të aprovojmë 1000 kredi të buta për 1000 apartamente në Tiranë. Një ëndërr që e kemi patur bashkë, kur financat i kishim të rrënuara, thamë që në momentin e parë që ne do rregullonim financat, do hapnim kreditë e buta, që ky qytet t’u thotë çifteve të reja, mirësëredhët në qytet. Problem në Tiranë nuk janë banesat pa leje,” tha Veliaj.

Kujtojmë se këshilltarët demokratë kanë deklaruar se janë kundër vendimit të Veliajt për të rritur çmimin e ujit të pijshëm në kryeqytet, ndërsa kanë deklaruar se do bojkotojnë mbledhjen.

Ndërkohë këshilltarët e LSI-së i kanë propozuar Veliajt që në rast të rritjes së çmimit të ujit, të bëhet rimbursim i familjeve në nevojë si edhe diferencim i bizneseve. Në media u njoftua se Veliaj i kishte pranuar këto propozime, mirëpo këshilltarja e LSI-së Eriona Bixha, deklaroi se Veliaj nuk u kishte kthyer një përgjigje me shkrim.

Në mbledhjen e sotme pritet të miratohet edhe lista me rreth 1 mijë emra të personave që përfitojnë kredi të buta nga Bashkia e Tiranës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Erion VeliajKeshilltaret e PD
Pas

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, PD bojkoton sallën e këshillit bashkiak. Dalipaj: Hadje mirëupafshim, suksese në jetë

Para

Tritan Shehu: Nuk kemi nevojë për Serbinë të ulemi me Italinë, gabim i politikës së jashtme

Para
Qeveria e re në Maqedoni, Shehu: Shqiptarët marrin 8 ministri dhe Parlamentin

Tritan Shehu: Nuk kemi nevojë për Serbinë të ulemi me Italinë, gabim i politikës së jashtme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.