Këshilltari i Fatos Nanos Ylli Dylgjeri, reagon me një përgjigje mjaft pikante mbi situatën politike në këtë fushatë zgjedhore.
Nëpërmjet një statusi mjaft ironik në Facebook, Dylgjeri është shprehur se do të kandidonte edhe ai në zgjedhjet e 25 qershorit.
SHKRIMI I DYLGJERIT
Do kandidoj dhe unë!
Shpesh pleqëria vjen me humbje kujtese ose si quhet ndryshe demencat mendore. Pleqëria thonë më mirë mos ardhtë se ardhtë me huqe. Me moshat mbi 65 vjeç duhet bëre kujdes, i duket sikur s’përfillen
e kërkush si trajton me dashuri. Mjekët këshillojnë që pleqtë e kësaj moshe duhen trajtuar me dashuri, e të ndjehen të premtuar e te realizuar në jetën shoqërore e politike. Përndryshe, lajthitjet në këtë moshë të bëjnë gjëmën, të bëjnë lajm.
Tregojnë një ngjarje komike për një 67 vjeçar që banonte në bllok, në Tiranë.
Plaku, kur zbriste shkallet e pallatit, shihte nje komshije nje kat më poshte e i dukej sikur ajo e joshte për seks. Komshija për ta tallur i nxirrte herë pas here shalën në deren gjysëm të mbyllur. Plaku dha e mori e një dite u kujtua se ka ilaç për tu rinuar edhe një herë, e kështu i jep një mësim edhe komshijes shalënxjere. Ndaj vendos te shkoj se fundi te një mjek androlog.
E kështu mori rrugën për te mjeku. Kur i erdhi rradha e vizitës pasi i tregon hallin i lutet mjekut:
Aman më jep një ilaç të bëhem edhe një herë burrë.
– Po çtë duhet në këtë moshë o xhaxho? – thotë mjeku.
Kam një plakë që më provokon në shkallë, e dua “tja tregoj dhe një here” – e sqaron.
Mire, do të jap nje ilaç vetem për një herë!
– i premton mjeku. Dhe kështu bën. I mbush recetën.
Plaku vjen në shpi e të nesërmen bëhet gati për aksionin e koduar me emrin “Komshija”.
Sipas porosisë së mjekut e pi ilaçin 3 orë më përpara…1. 2. 3. Oret kaluan pa u ndjere… por efekti hiç! Në një moment bie dera e hyn i biri në shtëpi. Po ç’të shohë? Plaku vinte rrotull nëpër shpi, me breke nëpër këmbë dhe me organin në dorë fliste me vete:
Çar do të bëja unë, çar do bëja unë?Gjynah…
Te nesërmen pasi i doli ilaçi, shkon te shokët që loznin tavëll e te bënin muhabet mbi politiken e zgjedhjet.
Pas pak u nxeh dhe thërret :
Do kandidoj dhe unë!
Discussion about this post