Këshilltari ekonomik i kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze, ka qenë sot në ambientet e Fax News, ku ka parë nga afër studiot dhe punën e gazetarëve të televizionit. Henze ka vlerësuar Fax News për rolin e dhënë në transmetimin e të vërtetave te publiku, pavarësisht se përballë ka konkurentë me më shumë vite dhe mbështetje ekonomike në treg.
Vizita e Henze në Fax News ka përkuar dhe me kohën kur në studio kanë qenë regjisori Edmond Budina dhe aktivisti Martin Gjonaj, të cilët janë dy nga mbështetësit më të mëdhenj të kauzës së Teatrit Kombtar, ku Fax News ka qenë një nga partnerët e vetëm mediatikë të artistëve, që prej më shumë se një viti protestojnë në mënyrë të përditshme.
Henze ka shprehur dëshirën që shumë shpejt të jetë dhe pjesë e nje interviste në Fax, duke qenë se prej kohësh ai është angazhuar në vendin tonë, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje dhe krizës politike. Lidhur me këtë vizitë ka reaguar dhe pronari i Fax News Kasem Hysenbelli, i cili shkruan: ‘’Ishte kënaqësi të kisha pak më parë, për vizite në ambientet e Fax News, Z.Martin Henze-këshilltar ekonomik i CDU-së Merkelit. Për afro prej 2.5 orësh, në një bisedë të lirë, Z Henze pa nga afër se si një televizion modest lufton denjësisht me televizionet milionere dhe ku liria ka një kosto. Gjithashtu Z.Henze shprehu dëshirën, që në një të ardhme të afërt të jetë për në bisedë në studiot tona’’.
Po ashtu lidhur me bisedën e zhvilluar jashte kamerave me Henze ka reaguar dhe gazetarja Armela Ferko, e cila shprehet se këshilltari i kancelares ka vlerësuar lart Fax News për mbrojtjen e fjalës së lirë. “Sot studio e Fax News pati vizitorë të rëndesishëm. Martin Henze, këshilltar ekonomik i CDU-së së Merkel vizitoi nga afer televizionin e fjales se lire (Ndjese per mungesen e modestise!). Sigurisht ne nje tablo te tille nuk mund te mungojne ata qe krijuan kulturen e protestave ne Shqiperi, artiste dhe aktiviste te mbrojtje te Teatrit Kombetar. Me regjisorin Edmond Budina dhe aktivistin Martin Gjonaj kishim nje interviste ne 17.30 per ceshtjen e teatrit”, shkruan Ferko.
Së fundi Henze ka qenë në disa vizita të herëpashershme në vendin tonë, ku ka asistuar PD në ndërtimin e programit ekonomik. Ai është shprehur dhe për krizën, duke thënë se peshën më të madhe për zgjidhjen e saj duhet ta ketë qeveria, dhe se ekonomia e vendit dëmtohet seriozisht nga kjo krizë e zgjatur politike.
(E.K-Faxweb.al)