10:10 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilltari i Metës “dhëmbë për dhëmbë” Tahirit: Kur e pi mallin me tepsi fillon dhe flet përçart!

15:10 | 22/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koalicionet e mundshme zgjedhore, Emiljano Aleksi: Politika është kimi, asnjëherë s’i dihet deri në fund

“Kur e pi mallin me tepsi fillon dhe flet përçart”. Me këto fjalë ka vendosur të kundërpërgjigjet edhe Emiljano Aleksi për akuzat e ngritura ndaj Metës nga Saimir Tahiri. 

Sjellim në vëmendje që edhe pak minuta më parë deputetja e LSI-së  Monika Kryemadhi i është  kundërpërgjigjur “dhëmbë për dhëmbë”  deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.  

Kryemadhi i ka dhënë një këshillë Tahirit dhe ka deklaruar : “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër”,   Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor”, shkruan Kryemadhi.

Po kështu deputetja ka postuar edhe këngën me këtë titull, ” Mos pi mall, bëj palestër”,  të Ermal Mamaqit dhe të ndjerit Florian Kondit. 

Por  vetëm gjysmë ose pas deklaratës së LSI-së që akuzonte Saimir Tahirin për blerje votash në Vorë ka reaguar edhe  ish ministri i Brendshëm. 

Ai ka shpërthyer në akuza ndaj Presidentit të zgjedhur Ilir Meta duke thënë se u bë një kohë e gjatë që i binte më qafë.

“Unë e di që ti do vazhdosh të merresh me mua dhe s’po e postoj këtë mesazh që ti të heshtësh, por që ti ta dish se nuk do pushoj një minutë deri kur të mbarojë procesi i votimit që ti dhe kazani yt politik ta merrni atë që meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina!”, shkruan Tahiri ndër të tjera.  Ai thotë se Ilir Meta ka paguar mediat që të dëmtohej imazhi i Policisë së Shtetit. 

E para që foli kundër tahirit në emër të LSI-së është kandidatja e LSI-së për Tiranën Erjona Bixha e cila denoncoi dhunën që është ushtruar këto ditë në dëm të banorëve të Vorës që sipas saj janë bërë nga persona në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.  Ajo theksoi se Tahiri  po përgatit zonën dhe po ushtron presion ndaj banorëve

“Ndihem e indinjuar e befasuar që disa persona me anë të parave kujtojnë se mund të blejnë votat. Uragani i votave për LSI-në ka frikësuar personat.

Dua të denoncoj Agim Kajmakun i cili e ka shndërruar makinën e tij në një makinë të shpërndarjes së parave.  Çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.

Dy nipërit e tij, Edi Kajmaku dhe Ladi Kajmaku janë njerëzit më të besuar që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion. Ndërkohë shtetasi Rexhep Shehi që lëviz me ‘Benz C-Clas’ dhe Ledio Sorra me ‘Peugot’ mbulojnë shitblerjen e votave në Gjokaj dhe Picar.

Po ashtu Dritan Stoka, punonjës i ALUINI-t. I bëj thirrje edhe drejtorit të ALUIZNI-t që të shamngë shpërndarjen e legalizimeve në këtë periudhë për vota. Këta në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion ndaj banorëve.

I bëj thirrje policisë së Shtetit që të marrin masat e duhur. Jemi në dijeni të gjithë veprimtarisë së tyre, të cilët kurrsesi me paratë e tyre nuk mund të blejnë votat e rinisë, grave dhe të gjithë banorëve të Tiranës. Vora e di shumë mirë që në 25 qershor të votojnë numrin 1”, u shpreh Bixha.  (J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Greg Rama pëson të njëjtin fat me personat e tjerë që kryeministri ka ndjekur në “Instagram”, “zhduket” nga lista

Para

“Një top i artë është një mrekulli, një grua e artë është një parajsë”, Xhaka ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë të dashurës së tij

Para
“Një top i artë është një mrekulli, një grua e artë është një parajsë”, Xhaka ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë të dashurës së tij

“Një top i artë është një mrekulli, një grua e artë është një parajsë”, Xhaka ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë të dashurës së tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

“Shqetësim për atë që do të ndodhë më pas”, iranianët përgatiten ndërsa lufta afrohet

Kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet lundruese, Policia u vjen në ndihmë 8 personave në Dhërmi

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

Shkodër/Vijon operacioni policor “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Huthët e Jemenit e pranojnë: Kemi bashkëpunuar me Iranin! Jemi koordinuar në sulmet ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.