“Ne sakrifikojmë pushtetin për të bërë shtet”,- ka shkruar në rrjetet sociale Këshilltari për Mediat i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
“Rilindje” ishte slogani i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013. Ky slogan kaq i debatuar, tashmë është ndryshuar për zgjedhjet e 18 qershorit. Slogani i ri u prezantua në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Për Shqipërinë që duam. Shtet. Punë. Mirëqenie”, -është ky slogani i ri i PS për këto zgjedhje.
Replikë në distancë kjo për shtetin sipas PS dhe LSI?
Dje, nga Kryesia e LSI, kreu i LSI Ilir Meta tha se parimisht është dakort për një koalicion me Ramën dhe PS por nëse lidershipi i PS nuk ofron zgjedhje të lira dhe garanci për opozitën që të hyjë në zgjedhje atëherë normalisht nuk mund të ketë koalicion.
“Situata politike është tejet e tensionuar. Retorika politike po dominon zhvillimet dhe kushtet politike. Çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura. Vlerësojmë se Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe individuale. LSI deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë. Reforma zgjedhore është ende e papërmbushur. LSI vendos të vërë në dispozicion të gjitha mandatet politike, që nga mandatet e kryetart të Kuvendit, ministrave dhe mandateve politike. Lidhur me cështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme me PS bazuar në arritje e deritanishme. Por nëse lidershpi i PS nuk do tregojë vullnet për garantimin e zgjedhjeve të lira për opozitën që të jetë pjesë e zgjedhjeve, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe e një farse të tillë”,- tha Ilir Meta pas mbledhjes së Kryesisë së LSI. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post