16:04 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilltari i LSI-Tahirit: Mbushe Shqipërinë me drogë dhe bën ”filozofin”

11:57 | 01/06/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilltari i LSI-Tahirit: Mbushe Shqipërinë me drogë dhe bën ”filozofin”

”Na paska folur Tahiri, në rolin e “filozofit” politik. ”, shkruan këshilltari i grupit parlamentar të LSI-së në Kuvend, Dritan Kaba.

Sot ish-ministri Saimir Tahiri i është kundërpërgjigjur kreut të LSI-së Petrit Vasili, duke thënë se nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja dhe se vetë Tahiri këtë e quan përgjegjësi.

”Mbushi Shqipërinë me drogë dhe bën “filozofin”. Na paska folur Tahiri, në rolin e “filozofit” politik.

Por para se të “filozofojë” politikisht a ju ka kërkuar falje prindërve të adoleshentëve që ju mbushi gjimnazet e 9-vjeçaret me hashash?!

Sot është 1 qershori, në vend të dalë e t’ju kërkojë falje fëmijëve shqiptarë që jua solli drogën në çdo oborr shkolle, bën protagonistin.

Që të kuptojë edhe njëherë fjalën “tafma” i them, se ishte pikërisht tafmaja e tij që gjelbëroi Shqipërinë me drogë në çdo cep. Ishte tafmaja e tij që krimi i organizuar u ndje më rehat se asnjëherë tjetër në këtë vend. Ishte tafmaja e tij që detyroi Departamentin e Shtetit dhe Europolin, së bashku me mediat më prestigjoze botërore të cilësonin Shqipërinë si Kolumbia e Evropës.

Gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm i dha shkollat me “koncension” grupeve kriminale.

Asnjë i arrestuar në gati 4 vite që ishte ministër nga këta shitës të vdekjes.

Kush ka fëmijë nuk mund të votojë për këtë rrezik të rinisë dhe të ardhmes së vendit.

E do timonin i vetëm që të mos ketë njeri që ta shqetesojë dhe t’i lëvizë nga kursi avoinët e krimit të organizuar, skafet e trafikantëve, kamionët e tonëve të drogës. Të mos e shqetësojë njeri në këtë sipërmarrje faraonike.

Ishte kjo tafma e tij që bëri ministrin pasardhës të shkarkonte të gjithë kupolen, po po kupolën e tij, për lidhje me trafikun e drogës.

Por më 25 qershor besoj se qytetarët e përgjegjshëm, rinia e rrezikuar nga droga që “lulëzoi” për tafmanë e Tahirit, do i kthejnë kusurin e shqetësimeve që kanë kaluar nga “koncensionet” e krimit dhe tafmaja e tij.”, thekson Kaba.

‘’Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi.

Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh’’, tha sot Tahiri. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: dritan kaba. kabadrogesaimir tahiritahiri
Pas

Modelet trendy të syzeve për verën (FOTO)

Para

Dje foto me elefantë, sot Rama: Vetëm delet duan veç me ngrënë dhe me fjet! Luli është çun i mirë

Para
Dje foto me elefantë, sot Rama: Vetëm delet duan veç me ngrënë dhe me fjet! Luli është çun i mirë

Dje foto me elefantë, sot Rama: Vetëm delet duan veç me ngrënë dhe me fjet! Luli është çun i mirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani pranon dialogun me BE-në, SHBA do të ndjekë nga afër negociatat

Kundërshtime nga Spanja mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Izraeli godet dy të tretat e lançuesve raketorë iranianë, por konflikti me Iranin vazhdon i ndezur

Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët kanë tentuar vetëvrasjen, Gjadri është hapësirë fantazëm

Putin i hapur për takim me Zelensky-n vetëm në “fazen përfundimtare” të negociatave për paqe

Tym në kabinën e pilotit, ulje emergjente e avionit Athinë–Riga

BE drejt riarmatimit: Marrëveshje për 1.5 miliardë euro investime në mbrojtje

Parada e Krenarisë në Budapest ndalohet nga policia hungareze

Kiev në zi pas sulmit rus me 28 viktima, Putin kërcënon Gjermanin: Taurus do të thotë përfshirje direkte në luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.