23:55 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilltari i Ramës: Radhën e ka KLSH-ja, institucioni gjobëvënës do të çlirohet me Vetting

16:36 | 26/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braho nuk është i vetmi, dy EMRA të tjerë të LSI-së në listën e PS-së për Tiranën

Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Spartak Braho, i njohur gjerësisht si “Baba Taku i valixhesë së zezë”, në një opinion tek gazeta “Dita”, ka folur për procesin e Vettingut.

Për Brahon, procesi i Vettingut do pastrojë shtetin shqiptar dhe se rreze drite po lindin.

“Për shumicën e opinionit shqiptarë ai nënkupton shpresë, se më në fund punët në këtë vend do të shkojnë në drejtimin e duhur, se po lind një rreze drite e cila do të udhëheqë rrugën për një zhvillim normal demokratik dhe të konsolidimit të plotë të shtetit të së drejtës.
Për të tjerët, pra për një pakicë, për ata që kundërshtojnë dhe nuk e mirëpresin, këtë proces, “Vetting”, do të thotë dizinfektim i plehut të korrupsionit moral, financiar e institucional, për ti dhënë kështu fund fushës së lirë për të abuzuar me punët, me paratë dhe me pasuritë e shtetit, nëpërmjet uzurpimit dhe shfrytëzimit të funksioneve publike”,-thotë Braho në analizën e tij.

Më tej Braho, flet për dy drejtimet që është ndarë procesi i Vettingut, atë në Policinë e Shtetit dhe në Drejtësi.

Sipas tij, objektivi është i qartë: KLSH-ja. Duke e quajtur institucion “gjobëvënës”, Braho thotë se KLSH-ja do çlirohet nga të gjithë ata që kanë shkelur ligjin pasi çdo nënpunës do kalojë në Vetting.

 “Por si i ka kryer ky institucion, funksionet e tij?
Mendoj, se jo si duhet. Një nga faktorët kryesorë të dështimit të luftës ndaj korrupsionit në përdorimin e fondeve publike, si dhe dënimit dhe eleminimit të tyre është pikërisht, edhe KLSH-ja. Është fakt, se shumica e denoncimeve të KLSH pranë organeve të drejtësisë, në prokurori më konkretisht, kanë mbetur “stok” edhe si rezultat i investigimit të dobët të shkeljeve korruptive, pa përjashtuar natyrisht, edhe nivelin e dobët të punës zbuluese dhe hetimore të organit të akuzës në mjaft raste.
Të gjithë ata që punojnë aty, nëpunës dhe kontrollorë, që kanë të bëjnë me kontrollin e përdorimit të vlerave monetare e financiare, me paratë e shtetit, duhet të kalojnë urgjentisht në sitën e procesit të vettingut. Kështu ky organ do të çlirohet, edhe nga akuzat e paragjykimet jo të rralla, si organ “gjobvënës”,-shkruan Braho.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

 Ish kandidati për president të Francës, godet fort Kosovën: E sajoi SHBA

Para

Ish-deputetja siç nuk e keni parë. Si dukej 20 vite të shkuara

Para
Ish-deputetja siç nuk e keni parë. Si dukej 20 vite të shkuara

Ish-deputetja siç nuk e keni parë. Si dukej 20 vite të shkuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.