Vjedhja e votave nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Si rrallëherë në këto zgjedhje u përfshi edhe Amerika. Edhe pse Donald Trump ka rreth 25 ditë që ka marrë zyrtarisht presidencën e SHBA-ve akoma vazhdojnë debatet për zgjedhjet presidenciale dhe ai që ka folur këtë herë është këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, i cili është shprehur se administrata e Presidentit Donald Trump ka siguruar fakte të pakundërshtueshme për vjedhje votash.
“Shtëpia e Bardhë ka siguruar fakte të shumtë për manipulimin e votave, me njerëz të regjistruar në më tepër se një shtet. Kanë votuar njerëz të vdekur dhe jo rezidentë. George, ky është fakt dhe nuk mund ta mohosh dot që është një numër i madh personash jo shtetas të këtij vendi që janë regjistruar si zgjedhës”, deklaroi Miller të dielën në emisionin “This Ëeek” në televizionin ABC, me drejtuesin e njohur George Stephanopoulos.