Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, ka rezultuar pozitiv në testin për korònavirusit. Është e paqartë kur ishte takimi i tij i fundit me Donald Trump dhe nëse sjell rrèzik për shèndetin e presidentit të Amerikës. Infèktimin e O’Brien e konfirmon një zyrtar amerikan, por Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të bëjë një koment për këtë çështje, shkruan CNN.
O’Brien është njëri nga ndihmësit më të lartë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, u kthye në ShBA nga Evropa, ku bashkë me zëvendësin u takua me zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia. Një zyrtar i lartë i administratë tha për CNN se O’Brien punon nga shtëpia që prej javës së kaluar.
E enjtja e javës së kaluar ishte hera e fundit e tij në zyrë, kur u largua papritmas nga Shtëpia e Bardhë, tha një burim pranë familjes. Nuk dihet ende nëse ka zyrtarë të tjerë që kanë pasur kontakt me të dhe duhet të futen në karaninë.(A.M/Faxweb.al)