Këshilltari i ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, Erlis Hereni ka reaguar në lidhje me një denoncim të bërë në rrjetet sociale, nga ish-Kryeministri Sali Berisha sipas të cilit, janë vjedhur dukumente super sekrete nga kasaforta e Ministrisë së Brendshme.
Përmes një statusi në FB, teksa mohon kategorikisht denoncimin e bërë, Hereni e cilëson Berishën një “ngatërrestar e gënjeshtar të paepur”.
“Flete Rrufete e stilit komunist qe vete i krijon, vete i hedh ne mexhelis, vete i beson dhe vete i denoncon”, ka shkruar Hereni.
POSTIMI:
O doktooooor…
O ngaterrestar “par excellence”…
O genjeshtar i paepur, qe u rrite, u plake, nje Zot e di a u poqe … e nuk po vijoj me tej!
Po leri or burr perrallat e 1000 e 1 neteve (nen cader); dhe cliroji njerzit nga Flete Rrufete e stilit komunist qe vete i krijon, vete i hedh ne mexhelis, vete i beson dhe vete i denoncon!
Leri ujrat rrjedhin drejt Perendimit perkunder busulles tende te coroditur!
#vajmedetPD (M.D/ Shuplaka)