Presidenti i vendit Ilir Meta është ngacmuar nga ana e gazetarëve, nesë çanta e zezë e këshilltarit të tij Bledar Dervishi mbante të dhëna përvëluese mbi Ardian Dvoranin.
Lidhur me pyetjen e gazetarëve nëse ka depozituar prova të reja në prokurori, Meta nuk dha një përgjigje të prerë, ndërsa paralajmëroi publikimin e spoteve të para mbi shkeljet e Dvoranit, dhe në mbrojtje të Kushtetutës.
“Janë dy vepra të qarta penale, të përmbushura me dashje prej ti që është shpërdorimi i detyrës, dhe tjetërsimi i kompetencës dhe titujve shtetërorë. Kemi dhënë prova shteruese, rasti është tmerrësisht flagrant, unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike, të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe me durim, pasi kjo është një provë e qartë për të ardhmen e Reformën në Drejtësi. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë, dhe dispozitat e saj janë primare në zbati”, u shpreh Meta.
A keni dorëzuar prova të reja?
Meta: Të gjitha provat e dorëzuara deri tani, janë të mjaftueshme që Prokuroria të veprojë në drejtim të shtetasit Ardian Dvorani, ne nuk bëjmë presione, pavarësisht se çështja është shumë e rëndë, pasi ka vënë në diskutim funksionimin e shtetit ligjor, kjo është një çështje që askush nuk mund ti shmanget, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë, pasi kemi të bëjmë me një rast flagrant.
Nuk dua të vazhdoj më tej, pasi vendi gjendet nën një situatë të jashtëzakonshme, për shkak të tërmetit, mund tiu them që ne do të vijojmë që të komunikojmë me qetësi, me argumenta me të gjithë qytetarët shqiptarë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese. Sa të shkoj në zyrë do të udhëzoj këshilltarin tim Tedi Blushi, që të publikojmë spotet e para në mbrojtje të Kushtetutës, dhe në mbrojtje të integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
(E.K/Faxweb.al)