Sot, filozofit dhe kritikut të artit Shkëlzen Maliqit i është ndaluar hyrja në Serbi, në pikën e kalimit kufitar në Merdare.
Policia kufitare e Serbisë nuk ofroi asnjë informacion apo arsye për veprimin e tyre.
“Nuk më lejuan të kaloj. Me thanë se nuk mund të kaloj nuk më dhanë ndonjë shpjegim. Po ashtu me mua ishte edhe dramaturgu Jeton Neziraj, fotografja Majlinda Hoxha dhe Besa Luci të cilët vendosen të kthehen edhe ata. Ne kemi pasur një tryezë në Beograd, një projekt i përbashkët që kemi punuar gati një vit, një publikim që ofron kronologji të bashkëpunimeve të shumta kulturore e artistike në mes skenave të pavarura të Kosovës dhe Serbisë në dy dekadat e fundit”, ka thënë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.
Kujtojmë se publicisti dhe analisti kosovar, Shkelzen Maliqi, është dhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet rajonale.
(M./Q/Faxweb)
Discussion about this post