Pas padisë që deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia ka bërë ndaj Elona Gurit, këshilltares së LSI-së ka ardhur reagimi i Gurit. Këshilltarja e LSI-së thotë se “as uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do t’i lajë zullumet e Xhemal Qefalisë”.
“As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do t’i lajë zullumet e Xhemal Qefalisë. Në këtë gjyq jam në mbrojtje të interesave të qytetareve dhe do përballemi me fakte. Qëndrimi im në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe jo oligarkëve. Falenderoj Qefalinë për mundësinë që të vërtetoj shpërdorimet dhe lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm”, u shpreh ajo.
Guri e ka akuzuar Qefalinë se vjedh ujin në bizneset e tij në Tiranë. Pas akuzave edhe pak ditë më parë Qefalia u shpreh se Guri gënjen dhe nëse nuk e vërteton këtë do ta padisë.
”Kërcënimet e pushtetit të Edi Ramës janë po aq pa vlerë sa premtimet e pa mbajtura të Kryeministrit. As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do t’i lajë zullumet e Xhemal Qefalisë.
Falenderoj Qefalinë për mundësinë që të vërtetoj shpërdorimet dhe lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm.
Në këtë gjyq jam në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do përballemi me fakte. Qëndrimi im është e do të jetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe jo oligarkëve!”, shkruan më tej Guri.
Këto debate nisën në Këshillin Bashkiak për mbledhjen e rritjes së ujit të pijshëm në Tiranë dy ditë më parë. (J.V/Shuplaka)