Në Shqipëri rastet më të shumta të denoncimit të llojit të dhunës është dhuna e ushtruar nga meshkujt ndaj femrave. Por videoja e mëposhtme e cila përmban pamje të rënda, tregon se edhe meshkujt madje të moshuarit dhunohen nga gratë.
Tipik është rasti i mëposhtëm i dërguar në redaksinë e ‘Jeta Osh Qejf’ ku një grua rreh një të moshuar me grushte nën syrin e të gjithëve në “Rrugën e Durrësit” dhe nuk i dridhet fare dora. Madje “masakra” ndaj të moshuarit nuk ndalon derisa një burrë tjetër futet në mes t’i ndajë.
Sipas raportuesit në vendngjarje nuk dihet marrëdhënia që kanë dy të moshuarit, disa thonë që janë burrë e grua, por diçka është e sigurt ata njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin.
“Më lër rehat, dëgjohet zëri i të moshuarit, teksa nuk bën asnjë reagim ndaj dhunës së gruas. (MD/SHUPLAKA)