Goli i Fede Valverde (2-3) u festua nga të gjithë “Madridismo”, por asgjë e krahasueshme me çmendurinë që u përjetua në shtëpinë e vetë futbollistit në Madrid.
Partnerja e tij, Mina Bonino, ka regjistruar këtë imazh kurioz, që MARCA e ofron ekskluzivisht. Familja e lojtarit ishte duke parë ndeshjen në divan…, kur uruguaiani goditi për rezultatin final 3-2 ndaj Barcelonës, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
Mina, e dashura e tij, është ajo që hidhet në divan e çmendur nga gëzimi. Madje, ajo heq edhe këmishën! Në sfond, djali i tyre, Benicio, e pa ndeshjen gjithashtu në krahët e Leslie, kujdestares së tij. Në mes, një i afërm i çiftit.
Ky gëzim nuk ishte i rastësishëm. Valverde nuk kishte luajtur, nuk po kalonte mirë dhe kjo çmenduri familjare tregon se futbolli ka të bëjë me ndjenjat, vuajtjet e të gjithëve, sidomos familjarëve… Një shpërthim gëzimi i tillë është plotësisht i ligjshëm kur gjërat shkojnë mirë.
Ishte gëzimi i një “madrileni” të quajtur Valverde, që e vuan dhe e shijon atë fanellë maksimalisht. Fede është kthyer.
La que motivo bien soy yo así que ME VAN AGRADECIENDO EH. pic.twitter.com/9JAZhMTOmv
— Mina Bonino (@Minabonino) January 12, 2022