Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim lidhur me debatin e krijuar se në vendin tonë për shkak të ikjes masive të forcës punëtore, do të hartohen politika për punësimin e të huajve.
Sipas tij, duke qenë se në Shqipërin nuk vjen askush nga rajoni për shkak të rrogave të ulëta, do të shkojnë t’I marrin nëpër Afrikë, dhe këtë e ilustron edhe me një foto përkrah shënimit që ka bërë në rrjetet sociale.
“Pas ca vitesh këta ne foto do jenë krahu puntor i oligarkëve dhe baza e votuesve të Rilindjes”, shkruan Tomorri.
Reagimi i plotë:
Popullsia homogjene e Shqiperise ne vitin e fundit te mandatit te Rilindjes.
Po bejne ligjin qe te fusin masivisht krah te lire pune ne vend. Dhe meqe ketu svjen askush nga rajoni se ne kemi rrogat me te uleta ne Europe do shkojne t’i marrin neper Afrike.
Ruajtja e fitimeve te larta kerkon spastrim etnik dhe furnizim me krah te lire pune.
Pas ca vitesh keta ne foto do jene krahu puntor i oligarkeve dhe baza e votuesve te Rilindjes.
Hajde babam hajde ?♂️?♂️?♂️
Është gazeta greke Tribune,gr që sot ka bërë një koment lidhur me zbrasjen e Shqipërisë nga shqiptarët dhe zëvendësimin e tyre me emigrante të huaj, ku sipas saj Shqipëria po përgatit edhe një ligj te posaçëm për emigrantët që do të vijnë.
“Shqipëria po kërkon emigrantë të huaj. Mund të tingëllojë si një anekdotë” është titulli që publikon kjo gazetë duke shtuar se : “ka të ngjarë të jetë, por kjo është ajo që pretendon ministri i bujqësisë i vendit, raporton Tribune.gr. (Lexo këtu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post