Gjatë takimit të sotëm elektoral me të rinjtë e Elbasanit, kreu i opozoitës Lulzim Basha ka folur për Reformën në Arsim të qeverisë së kryeministrit Rama.
Një student e quajtur Desara, shfaqi shqetësimin për rritjen e tarifës së shkollës dhe pyeti Bashën se si ai do i japë një zgjidhje.
Ndërsa i përgjigjej studentes, Basha hodhi edhe disa batuta kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, madje edhe për kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini.
“Për të fshehur vjedhje dhe grabitje, korrupsionin, por ça bën politika, politika bën rishpërndarjen e të ardhurave, vendos nivelin e tatimit, mbledh të ardhurat dhe i shpërndan. Çfarë kanë bërë këta. Ju e paguani njëherë pjesën që ju takon, pse them, sepse e ju e paguani edhe me TVSH.
Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliardë euro në vit. Këta morën angazhimin për të rritur 5% buxhetin e universiteteve, por si kanë çuar për arsimin, as për çerdhet, as për kopshtet, as për universitetet.
Në Tiranë Lali Fiku ka shpik taksën e shkoëllës, po Lali këtu? Se këta janë “shif fiku fikun dhe piqen”, e ka zënë hashahi ëë , hashashi i pleqërisë. Ja ku i marrin lekët dhe s’bëjnë asgjë, i çojnë diku tjetër.
Në rastet e ndihmës ekonimike, do të jenë tërësisht të subvencionuara nga shteti, ndaj them se nuk do ketë bir shqiptari të ngelë pa shkollë, se s’kanë prindërit lekë.”, deklaroi Basha. (D.D/Shuplaka)