03:40 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Foto/ Këta janë intelektualët që frymëzuan sot në takim Bashën

20:18 | 04/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Kreu i opozitës Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të medias; gazetarë, analistë, opinionistë; opinionbërës nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile, në veçanti të organizatave të shoqërisë civile; por edhe të artit, të shëndetësisë, të sportit, të kulturës e të arsimi.

Basha diskutoi me ta tre probleme kryesore: krimi, droga dhe zgjedhjet e lira.

“Nga ky takim dal edhe më i inkurajuar, edhe më i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët, me pjesën e shëndoshë, të ndershme të shoqërisë shqiptare që është pjesa dërrmuese e shqiptarëve, një aleancë sa më të madhe, një aleancë sa më solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kthimit të Shqipërisë në një hambar droge dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,- thotë Basha.

Më poshtë statusi i plotë në Facebook i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha:

“Sot pata një takim shumë të frytshëm me përfaqësues të medias; gazetarë, analistë, opinionistë; opinionbërës nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile, në veçanti të organizatave të shoqërisë civile; por edhe të artit, të shëndetësisë, të sportit, të kulturës, të arsimit që kanë të bëjnë me tre problemet kryesore që ishin në qendër të diskutimit tonë; krimi, droga dhe kjo në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Gjatë këtij takimi të gjatë, prej më shumë se katër orësh, më shumë dëgjova sugjerime, opinione, kërkesa rreth këtyre problematikave të cilat nuk i përkasin vetëm Partisë Demokratike, por janë tre problematikat më të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria dhe shqiptarët.

Nga ky takim dal edhe më i inkurajuar, edhe më i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët, me pjesën e shëndoshë, të ndershme të shoqërisë shqiptare që është pjesa dërrmuese e shqiptarëve, një aleancë sa më të madhe, një aleancë sa më solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kthimit të Shqipërisë në një hambar droge dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sepse ky nuk është vetëm interesi i Partisë Demokratike por interes i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, si interesi kombëtar në këtë emergjencë kombëtare.

Këto procese konsultimi, reflektimi të cilat kanë nisur prej kohësh, do të vazhdojnë dhe do të konkludojnë, sa më takon mua dhe Partisë Demokratike, me formulimin e një aksioni politik opozitar për të cilin do t’u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve të luajnë rolin e tyre, secili sipas përgjegjësive të tyre, me opozitën dhe Partinë Demokratike në përgjegjësinë e saj”.

Fotot

b2b5b7b1b6b8b4b9b10b13b12b14b11b15b17b16b19b20b21b22

Pas

Projektbuxheti 2017, 87% e fondit të investimeve publike shkon për projektet e vjetra

Para

Bullizëm me celular, alarmi: Mbi 13 për qind e fëmijëve të prekur

Para

Bullizëm me celular, alarmi: Mbi 13 për qind e fëmijëve të prekur

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.