Në këto momente po zhvillohet një protestë e qytetarëve të sheshin Skënderbej me thirrjet: Lironi Palestinën”.
Gjatë protestës që po dukej paqësore, ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit, pasi sipas tyre, nuk po zbatoheshin kufizimet kundër koronavirusit.
Janë shoqëruar në polici disa persona dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi tek protestuesit e tjerë, të cilët janë shprehur ashpër duke thënë se ky ishte një shtet që po qeveriste në mënyrë të padrejtë duke mbështetur çifutët të cilët po kryejnë masakra ndaj popullit palestinez.
“Këta janë shtet që qeverisin në mënyrë të padrejtë, po përkrahin çifutët për masakrat që po bëhen ndaj popullit palestinez.
Ne kemi ardhur të protestojmë në mënyrë paqësore për ata gra dhe fëmijë që vriten në mënyrë të padrejtë dhe këta nuk na lejnë të protestojmë.
Kam një pyetje, erdhëm me pankarta në duar, a ka përse këta të më arestojnë pa arsye vetëm përse unë protestoj në mbrojtje të Palestinës?”