Paga më e lartë vjetore për një punëtor në Shtëpinë e Bardhë, pas pagës së presidentit, ishte 183 mijë dollarë.
Në mesin e personave që i kanë këto të ardhura përfshihen këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, sekretarja për shtyp, Sarah Sanders, dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conëay.
Vitin e kaluar, 21 zyrtarë të punësuar në Shtëpinë e Bardhë u paguan nga 179 mijë e 700 dollarë në vit. Në raportin për paga përfshihen edhe personat që punojnë për agjencitë e ndryshme qeveritare të Shteteve të Bashkuara. Shefi i stafit, Mick Mulvaney, paguhet 203 mijë e 500 dollarë në vit, transmeton Gazeta Express
Zyrtari me pagën më të ulët në Shtëpinë e Bardhë ishte Christopher Liddell, asistent i presidentit dhe zëvendësshef për koordinim të politikave. Paga e tij vjetore ishte 30 mijë dollarë.
Ndërkohë, dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, dhe vajza e tij, Ivanka Trump, nuk kanë marrë asnjë dollar pagë. Ata kanë hequr dorë nga këto të ardhura.
Në grupin e zyrtarëve që kanë marrë nga 183 mijë dollarë në vit janë asistenti i presidentit, Robert Blair, këshilltari i presidentit, Pasquale Cipollone dhe drejtori I Këshillit Ekonomik Kombëtar, Larry Kudloë, shkruan “Fox News”.