12:09 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Këta nuk e llogaritën babain, kaluan direkt tek nipi”, Meta për radhën e emërimeve në GJK: Venecia nuk mund të vijë për diçka që e ka përcaktuar vetë

12:20 | 17/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Këta nuk e llogaritën babain, kaluan direkt tek nipi”, Meta për radhën e emërimeve në GJK: Venecia nuk mund të vijë për diçka që e ka përcaktuar vetë

Presidenti Ilir Meta është përgjigjur pse qëndron ende në postin e Kreut të Shtetit pas gjithë tentativave për shkarkimin e tij apo heqjen e kompetencave kushtetuese siç janë propozimet për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se ka bërë një betim me dorë e zerëm në Kushtetutë se do të qëndrojë në detyrë deri më 24 Korrik të 2022, ndërsa theksoi se të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar kush është Kuvendi i Shqipërisë, duke shtuar se është po ai që po largon masivisht shqiptarët nga vendi.

Meta ka bërë një krahasim në lidhje me radhën që u deformua për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke sjellë shembullin e hierarkisë mashkullore në familje që sipas tij vendos niopi ose djali para babait.

“Është përgjegjësia ime ti qëndroj betimit që kam bërë me dorën mbi zemër dhe mbi Kushtetutë deri në datën 24 Korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e dinë shqiptarët, nuk do të largoheshin nga Shqipëria në mënyrë kaq masive të rinjtë. Jemi çdo ditë në një situatë të një grushti shteti me shkeljen e ligjit dhe përzënien e qytetarëve. Presidenti i Republikës nuk ka asnjë mundësi që për shkak të grushtit të shtetit të ikë nga detyra për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin shqiptar. Unë kam qenë partizani kryesor edhe si kryetar i parlamentit, me refromën në drejtësi do ta realizonim vetëm me propozimet e Komisionit të Venecias, sepse është pranuar gjithmonë nga të gjitha palët. Dhe vetëm pasi dëgjuam rekomandimet e tij, ne ramë dakort të miratonim reformën që aq shume e keni parë se sa jam përpjekur për ta arritur.

Grushti i shtetit në Kuvend dështoi dhe e shtrinë tek Gjykata Kushtetuese. Për çfarë duhet të vijë Venecia, a ka ndonjë fëmijë, nuk po them student juridiku se nuk qëndron fare, që të mos kuptojë diçka të shkruar nga vetë Venecia që është votuar në parlament, që e thotë qartë, që anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti, i dyti nga Parlamenti dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Këta duan të vënë në dyshim intelektin e njeriut të thjeshtë, çdo ditë do të keni prova të tjera më të rënda nga këto që po ju them. Si familja ku në fillim është gjyshi, është babai, në fakt s’ka baba për këta, por duhet të jetë djali ose nipi, jo thonë këta, s’ka baba, pastaj vjen babai pas nipit, kështu ndodhi edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Pyesni një anëtar të KED kur janë mbledhur për të gjykuar nëse duhet apo jo miratimi i një profili për anëtar të GJK nga përzgjedhja e Presidentit të Republikës? Kur kanë marrë një votim që e kanë botuar në fletoren zyrtare? Ç’më pyesni mua, vij këtu dhe flas shumë hapur”. tha Meta.

Presidenti Meta ka folur edhe për një sondazh të realizuar së fundmi në lidhje me besimin e qytetarëve tek ligji Ant-KÇK, për të cilin tha se 85% e shqiptarëve ishin shprehur se kishin zero besim ndërsa vetë 15% e besonin si diçka pozitive.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ardian dvoraniilir meta
Pas

Upsss/ Pa reçipeta, yllit 33-vjeçar për pak sa nuk i “shpërtheu” gjoksi nga fustani (FOTO)

Para

Pamjet e frikshme të tragetit në mes të stuhisë, për pak sa nuk përmbytet

Para
Pamjet e frikshme të tragetit në mes të stuhisë, për pak sa nuk përmbytet

Pamjet e frikshme të tragetit në mes të stuhisë, për pak sa nuk përmbytet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

E qëlloi me thikë pas gërvishtjes së makinave, detaje nga plagosja në Sarandë

Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.