Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur të gazetares Eni Vasili, ka deklaruar se vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve ështa marrë bashkërisht mes krerëve të partive opozitare dhe jo vetëm nga ana e kreut të PD-së Lulzim Basha.
Duke folur për negociatat mes Bashës dhe Ramës, Shehi u shpreh se ishte dakort me vendimin për të patur një qeveri teknike, qoftë edhe me disa ministra të ndryshuar.
“Ne jemi parti aleate me PD, dhe kemi qëndruar koherentë, mendimi për të mos hyrë në zgjedhje është marrë bashkarisht, me mendimin se duhet bërë një sakraficë ekstreme. Hajde të hymë me një ligj të ri elektoral, do të vijë paralelisht drejt një situate sic e ka thënë zoti Basha, pavarësisht se nuk e artikulon ashtu siç e mendoj unë, jemi në fazën që shpresojmë të arrijmë një kompromis të jemi në një zgjedhje, kopmpromis për të gjitha palët, siu është një ligj i ri elektoral. Pasi në këto zgjedhje po hyhet me ligjin e vjetër. Por as PS e as PD nuk ka patur ndonjë zell të madh me thënë të drejtën për ta ndryshuar.
Për këto zgjedhje, zgjidhja e vetme na ka mbetur rruga. Besojmë që kjo të bëjë të reflektojë palën tjetër, apo edhe ndërkombëtarët. Ky lloj raporti që të huajit kanë me qeverinë, që me thënë të drejtën është pak preferencial, është pak i dukshëm, pasi çdo ndërkombëtar sigurisht që do të negociojë me qeverinë që është sot.
Dhe ky raport që kanë ndërkombëtarët me qeverinë nuk duhet të kuptohet si raport i tyre me PS-në. Ky lloj raporti i deformuar ka krijuar idenë sikur ne jemi në vështirësi me të huajt. Nuk është i lehtë vendimi për të bojkotuar zgjedhjet.
Nuk është i lehtë as për Bashën, as për mua, e as për të tjerët. Është një vendim i marrë me vështirësi, por që ia ka vlejtur. Unë do isha dakord për një qeveri teknike, qoftë edhe me disa ministra të ndryshuar, zv/ministra, etj. Këta po ndërrojnë policët përditë”, deklaron Shehi. (D.D/Shuplaka)