Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “PolitikOn” ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të tij. Berisha shprehet se do të vijojë betejën ligjore të nisur në gjykatën korreksionale, po kjo nuk do të thotë që do tu bashkohet anti-amerikanizmit në Evropë.
“Jo nuk ka. Nuk kam ndërmend kurrë tu bashkohem miliona anti-amerikanëve në Europë. Në Europë e majta europiane ka nxitur antiamerikanizëm të papërmbajtur, unë nuk mund të bashkohem. Këtë akt, këtë vendim absurd të bazuar në shpifje nuk mundem kurrë ta marr si simbol të Amerikës, e marr si dobësi padiskutim”, tha ish-kryeministri.
Berisha insiston se vendimi për shpalljen non-grata është një vendim i bazuar në shpifje.
“Të marrësh një vendim të tillë dhe të thuash se u bazova në raporte të financuara nga Xhorxh Soros, në raportet e Edi Ramës dhe u bazova në mediat që kontrollon Rama. Soros është i fuqishëm. Jashtë ofiqeve politike ai është njeriu më i fuqishëm i botës, jashtë funksioneve zyrtare politike”, tha ai.
Koha kur erdhi për Berishën nuk është rastësi.
“Është menduar se kjo goditje do të më dobësojë në një kohë që ka efekt të kundërt te unë”, deklaroi Berisha.
Discussion about this post