01:01 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Keti Bashhysa na tregon pak nga ”Arratisja” e saj pasionante…për të gjithën të presim 22 prillin (INTERVISTA)

17:22 | 08/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Keti Bashhysa na tregon pak nga ”Arratisja” e saj pasionante…për të gjithën të presim 22 prillin (INTERVISTA)

Keti Bashhysa, artistja shqiptare sërish vjen me një shfaqje të veçantë në 22 prill, ”Arratisje”.  Publiku pret me kërshëri, por plot emocione është edhe Bashhysa. Në një bisedë të shkurtër, pas provave, violinçelistja u përgjigjet pyetjeve për atë  që pret nga vetja dhe spektatori. Dhe si gjithnjë shfaqja me pjesëmarrjen e kantautorit Elton Deda dhe bashkëpunimin e shumë artistëve të tjerë do të realizohet në një skenë teatri, pranë Durrësit të saj.

Çfarë do sjellësh këtë herë në skenën e Durrësit? Sa mund të na zbulosh për subjektin?

I njëjti format. Ku unë jam violonçeliste, aktroj, këndoj dhe guxoj në një numër baleti kontemporan.  Ndryshon repertori.  Autorë të tjerë, këndvështrimi regjisorial. Natyrisht që edhe përgjegjësia ime është më e madhe duke qenë  premiera e 6-të e këtij formati.

Kujt i arratisesh?

Unë zakonisht iki.  Më pëlqejnë ikjet e pabujshme , pa zhurmë. Në këtë rast arratisem nga rutina që më vret.  Do vish dhe ti? Është bukur.

Edhe kësaj radhe e ke vendosur, sërish vetëm një herë shfaqjen në skenë?

Shfaqja e  22 Prillit, “Arratisje…”, zgjat një orë e pak. Por çdo minutë është e mbushur me emocion të fortë. Shfaqet vetëm 1 natë sepse nuk një natë nuk harrohet kurrë.

Gjithmonë zgjedh Durrësin…

Sepse Durrësi është qyteti im. Teatri i Durrësit është shtëpia ime e dytë që në vogëli.

A e ke studiuar ndonjëherë spektatorin që të ndjek, si do ta përkufizoje?

Spektatori është ai njeriu që unë dua.  Duke e dashur jam e sinqertë me të.

Çfarë vlerëson më shumë te puna e regjisores me të cilën po punon?

Përkushtimin. Mimoza Marjanakun e vlerësoj për profesionalizmin dhe mbi të gjitha për durimin. Nuk është e lehtë të punosh me mua.

Rebele dhe pa kompromise. A janë këto dy përcaktimet e duhura për ty?

Edhe pak e çmendur, artistikisht.

Çfarë është violinçeli për ty?

Violonçeli është marrëdhënie, e dashur, e ngrohtë, e zjarrtë, e çmendur.

Çfarë raporti ke me dashurinë? Në fakt, çfarë raporti duhet të ketë një artist me të?

Nuk jetohet pa dashurinë. Është sëmundje profesionale. Për shembull unë nuk bëj asgjë pa e dashur fort.

Po me paratë, çfarë raporti ke? A e financojnë artin në Durrës?

Raportin me paratë e kam alergjik. Evente të tilla nuk joshin sponsora.  Parellinjtë duan tallava.

Çfarë i uron vetes  këto kohë?

Të shijoj arratinë time. (V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1533″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: arratisjedurresketi bashhysateatri durres
Pas

Vazhdon debati Rama-Ademi, kryeministri: Ti nuk bën asgjë më shumë se Lulëzimi në çadër, vetëm fle!

Para

“Me mëngjes, 5 autobusë me nxënës nga Kuçova drejt Shkodrës. Si i detyron Rama nxënësit t’i shkojnë në mitingje”

Para
“Me mëngjes, 5 autobusë me nxënës nga Kuçova drejt Shkodrës. Si i detyron Rama nxënësit t’i shkojnë në mitingje”

“Me mëngjes, 5 autobusë me nxënës nga Kuçova drejt Shkodrës. Si i detyron Rama nxënësit t’i shkojnë në mitingje”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.