”Këtij gangsteri me uniformë i lejohet të parkojë ku të dojë”, kështu shkruan gazetari Flamur Vezaj, duke ngacmuar zëdhënësin e Policisë Gentian Mullaj, të cilin e pyet hapur për shkeljen që kanë bërë dy policë rrugor të turnit.
”Këtij gangsteri me uniformë i lejohet të parkojë ku të dojë, qytetarëve i turret me të uluritur bashkë me ndihmësen. Bën edhe skena mes rrugës me tjerët, sa turp!
Kryqëzimin e “Don Boskos” në Tiranë!”, komenton Vezaj duke publikuar edhe dy fotot që tregojnë se si ka parkuar automjeti i policisë në vendin që nuk lejohet.
Siç e shikoni nga foto, automjeti i policisë i ka zënë rrugën hyrje dhe daljes së automjeteve të tjera të një karburanti dhe po vazhdon të qëndrojë i pashqetësuar me derë hapur dhe bllokazh ndezur për më shumë se 5 minuta. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2338″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]