Liverpooli do të përballet mbrëmjen e sotme kundër ekipit serb të Crvena Zvezdës, e vlefshme për Champions League.
Trajneri i anglezëve, Jurgen Klopp ka lënë jashtë ekipit futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin për të shmangur ndonjë tension të mundshëm në stadium.
Gjermani ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes madje ka mbetur i impresionuar nga fakti që gazetarët serbë nuk e “bombarduan” me pyetje për Shaqirin, madje më shumë po e ngacminin anglezët.
Klopp tha:
”Unë gjithmonë kur kam ndeshje në transfertë, marr lojtarët më të mirë dhe të gjithë ata që mendoj se do të kontribuojnë për fitoren e skuadrës. Jam me fat, pasi kam lojtarë që i kuptojnë vendimet e mia. Shaqiri do të luajë në shumicën e ndeshjeve të sezonit tonë, që është shumë i gjatë, por jo në këtë ndeshje.
Jam shumë i kënaqur që këtu gazetarët nuk po më pyesin vetëm për Shaqirin. Të jem i sinqertë, më shumë më kanë pyetur në Angli për këtë çështje se këtu. I prisja pyetje të tilla nga mediat serbe, jo nga ju. Të jem i sinqertë, njoh shumë pak për shtetin serb. Kam dëgjuar që këtu gatuajnë mirë, por të gjithë e dini se nuk jam këtu për të ngrënë dhe as për ndonjë gjë tjetër, por vetëm për fitore”.