Së shpejti pritet të zhvillohet “Miss Shqipëria” ku përzgjidhet vajza e bukur shiqptare që mban kurorën. Por ka vendosur që të marrë pjesë edhe Ana Gjoshi, një menaxhere e një club-i ku vajzat bëjnë stritizëm.
Për gazetën “Shekulli”-n tregon se për të është hera e parë që merr pjesë në evente të tilla bukurie.
“Qëllimi im është të arrij në 10-shen më të mirë, pse jo mos me marrë dhe ndonjë çmim. Pas kompeticionit besoj do jem pak më shpesh nëpër intervista në televizion, gjithashtu do kem angazhimin për të luajtur në një film të dytë me kismet”, shprehet Gjoshi.
INTERVISTA:
Ana është hera e parë për ju që merrni pjesë në një kompeticion bukurie?
Po është hera e parë. Dhe shpresoj ta kem nisur me këmbë të mbarë.
Si po ju duket?
Është një përvojë shumë e veçantë dhe e bukur. Një eksperiencë ku mësohesh ndryshe, sillesh ndryshe, mëson gjëra të reja që të shërbejnë shumë për më vonë.
Cili është qëllimi juaj në këtë kompeticion dhe pas tij?
Qëllimi im është të arrij në 10-shen më të mirë, pse jo mos me marrë dhe ndonjë çmim. Pas kompeticionit besoj do jem pak më shpesh nëpër intervista në televizion, gjithashtu do kem angazhimin për të luajtur në një film të dytë me kismet.
Çfarë avantazhesh ke krahasuar me vajzat e tjera konkurrente?
Avantazhet janë tiparet gjatësia dhe përmasat bust, bel, vithe që hyjnë tek trupat e bukur, të cilët kërkohen në këtë kompeticion.
Ndërkohë menaxhoni edhe një club striptizmi, përse keni zgjedhur një profil të tillë?
Jam pjesë e një Club-i dhe e menaxhoj sepse kam aftësitë e duhura për të komanduar një skuadër të tërë të punësuarish plus kam mbaruar dhe fakultetin për Menaxhim Biznes.
Ç’ju nxiti të merrnit pjesë në Miss Shqipëria?
Unë jam një vajzë që më pëlqen arti dhe show. Dua të lëviz, të provoj, mos qëndroj në një vend gjatë gjithë kohës. Pse jo dhe të arrij sa më lartë. Nuk doja ta lija këtë ëndërr të ndrydhur, kështu që vendosa të konkurroj në Miss Shqipëria. (J.V/Shuplaka)