Infertilitet do të thotë kur nuk mund të mbeteni shtatzënë edhe pasi keni pasur seks të pambrojtur për 6 muaj deri në një vit, varësisht nga mosha.
Simptomat varen nga ajo çfarë po e shkakton infertilitetin. Shumë sëmundje e bëjnë të vështirë të mbetni shtatzënë. Ndonjëherë nuk gjehet arsyeja. Simptomat e infertilitetit në gra.
Ndryshimet në cikël dhe ovulim mund të jenë simptomë e ndonjë sëmundjeje të lidhur me infertilitet. Disa nga simptomat janë:
Perioda jonormale. Gjakosja është më e lehtë ose më e rëndë.
Perioda pa rregull. Numri i ditëve mes çdo periode ndryshon çdo muaj.
Mungesa e periodave. Kurrë nuk keni pasur perioda, ose ato thjesht ndalen.
Perioda të dhimbshme. Mund të ndodhë të keni dhimbje shpine shumë shpesh.
Ndonjëherë, infertiliteti femëror është i lidhur me ndonjë problem me hormone. Në këtë rast, simptomat mund të jenë:
Ndryshime në lëkurë, shtim i akneve.
Ndryshime në libido.
Qime të zeza në gjoks, mjekër dhe buzë, humbje flokësh, shtim peshe. /Shendeti/