‘’Këto jane kërcitjet e fundit. Mesa duket shtërngata po mbaron dhe kohë e bukur do agojë’’, kështu ka zgjedhur të komentojë deputeti i PD-së Arben Ristani në lidhje me deklaratat e pak orëve më [arë të Bregut, Selamit dhe Topallit.
Tre nga deputetët më kundra Bashës dhe që nuk kanë qenë pjesë e protestës te çadra të tre sot janë shprehur kundër tij. Majlinda Bregu, Eduard Selami dhe Jozefina Topalli të tre kanë zgjedhur ditën e sotme për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me vendimin e Bashës për të mos hyrë në zgjedhje.
Ishte fillimisht Bregu ajo që në një status të gjatë në rrjetet sociale shprjegonte qëndrimin e saj kundër Bashës. Nga ana tjetër Eduard Selami në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se bojktoi është i dëmshëm për PD-në dhe se Basha ka përdorur çadrën në favor të tij.
Më e rezervuar ka qenë Topalli e cila n ënjë prononcim për ‘’ReportTv’’ është shprehur se ka tre javë që i kërkon Bashës mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Ndoshta tashmë ska më kohë, PD-së i kanë skaduar të gjitha afatet për të qenë në zgjedhje dhe reagimi i zërave kundërshtarë brenda vetes ishte i pritshëm.
“Kam vënë re që zoti Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore por fatkeqësisht me një retorikë populiste e përdori për të anashkaluar institucionet dhe bojkotuar parlamentin në një moment të rëndësisht që është reforma në drejtësi që është ishte e lidhur me rrugën e integrimit të vendit. Dhe kjo me një retorikë të paprecedentë që është mjaft e dëmshme për PD-në, Shqipërinë dhe çështjen shqiptare”,- tha Selami. (E.K/SHUPLAKA)