Rreth orës 20:15 një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkopet të Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur.
Faxweb.al ka siguruar pamjet e rënda të aksidentit, ku shihet qartë viktima i cili hidhet tutje nga mjeti në mes të rrugës duke mbetur i vdekur në vend.
Ende nuk është bërë me dije identiteti i viktimës por deri më tani dihet se është i seksit mashkull si dhe të drejtuesit të mjetit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e saj. Aksidenti ka ndodhur në Shkozet të Durrësit.
Rrethe ores 20:15 minuta një furgon ka lëshuar një person ku Faxweb.al ka siguruar pamjet e aksidentit. Dyshohet se viktima e seksit mashkull afërsisht rreth 40 vjeç ishte pa bluzë dhe pa këpucë, gjë që policia hedh dyshimet se mund të jetë vrarë e më pas e kanë hedhur në rrugë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2519676651650696/
Ky është informacioni zyrtar i Policisë:
Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, nje mjet ende i pa identifikuar ka përplasur një motoçikletë , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .
(F.GJ/FAXWEB.AL)