Prej dy ditësh, studentët kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë ulje të tarifave studimore në universitetet publike.
Pas dy ditësh, Ministria miratoi pikën 4 të kërkesës së studentëve, ndërsa studentët janë shprehur të vendosur se do të vijojnë me bojkotin e mësimit dhe protestat e tyre deri në plotësimin e të gjithë kërkesave.
Në mbështetje të studentëve kanë dalë gazetarë të njohur, figura publike, artisët dhe pedagogët e tyre. Mes pedagogëve është edhe Dr. Brunilda Laboviti, pedagoge e Universitetit të Tiranës.
Ajo shprehet se “Sot studentët dhe të rinjtë shqiptarë treguan që nuk janë të nënshtruar dhe kanë dinjitet. Na bëjnë dhe vazhdojnë të na bëjnë të gjithë krenarë. Intensifikimi spontan i protestës si një reagim qytetar dhe europian i studentëve pasyqron dhe njëherë tjetër frymën e re që premton ndryshime rrënjësore në vend.”
Sipas saj, sistemi arsimor po degradon e auditoret po zbrazen çdo ditë pasi studentët largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Më tej ajo shton: “Arroganca dhe shpërfillja e demostruar nga institucionet kompetente ndaj kërkesave periodike të studentëve, e ka deformuar zhvillimin e tyre të rregullt profesional. Përpos angazhimit akademik shumë të rënduar, studentët gjatë gjithë kohës përballen dhe me problemet e tyre financiare, xhepat e të cilëve universitetet përpiqen t’i shtrydhin sa më shumë të jetë e mundur.”
Në përmbyllje të reagimit të saj për “Faxweb.al”, Dr. Laboviti shprehet: “Të kesh një tarifim shkollor është më se normal, por që tarifa të jetë përtej mundësive financiare të studentëve, kjo është realisht anormale dhe e turpshme; ku shtresa me kredibilitetin më të lartë në shoqëri të jetë kaq e diskriminuar në cdo aspekt dhe pa kurrfarë përkrahje
Energjia dhe vendosmëria që shfaqën studentët këto ditë ngjall shpresë se do të ketë një revolucion prej themeleve në sistemin arsimor për të modernizuar universitet. Një model akademik cilësor dhe i mirëstruktuar garanton një shoqëri të emancipuar dhe të shëndetshme për të ardhmen.”
Reagimi i plotë:
Sot studentët dhe të rinjtë shqiptarë treguan që nuk janë të nënshtruar dhe kanë dinjitet. Na bëjnë dhe vazhdojnë të na bëjnë të gjithë krenarë. Intensifikimi spontan i protestës si një reagim qytetar dhe europian i studentëve pasyqron dhe njëherë tjetër frymën e re që premton ndryshime rrënjësore në vend.
Unë jam pedagoge në Psikologji ne Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës prej më shumë se tetë vitesh dhe shikoj sesi degradon sistemi universitar dhe sesi braktisen e zbrazen auditorët me një dëshirë të pashembullt të studentëve për t’u larguar një orë e më parë nga Shqipëria. Arroganca dhe shpërfillja e demostruar nga institucionet kompetente ndaj kërkesave periodike të studentëve, e ka deformuar zhvillimin e tyre të rregullt profesional. Përpos angazhimit akademik shumë të rënduar, studentët gjatë gjithë kohës përballen dhe me problemet e tyre financiare, xhepat e të cilëve universitetet përpiqen t’i shtrydhin sa më shumë të jetë e mundur.
Rinia e këtij vendi tregoi sot që është e tashmja dhe jo e ardhmja. Përmes një ciltërsie dhe dëshire për të kthyer në favor të tyre situatën studentore, si në cdo vend të civiluzar e të konstruktuar për t’iu shërbyer qytetarëve, zhurma e shkaktuar nga ky brez studentor po dëgjohet si asnjëherë tjetër që nga koha e rrëzimit të sistemit të shkuar totalitar. Të gjithë aktivitstët në këto tubime më se paqësore duken më të bashkuar, më këmbëngulës dhe më suportues se kurrë me njëri tjetrin, për një kauzë më se të drejtë e të ndershme.
Të kesh një tarifim shkollor është më se normal, por që tarifa të jetë përtej mundësive financiare të studentëve, kjo është realisht anormale dhe e turpshme; ku shtresa me kredibilitetin më të lartë në shoqëri të jetë kaq e diskriminuar në cdo aspekt dhe pa kurrfarë përkrahje
Energjia dhe vendosmëria që shfaqën studentët këto ditë ngjall shpresë se do të ketë një revolucion prej themeleve në sistemin arsimor për të modernizuar universitet. Një model akademik cilësor dhe i mirëstruktuar garanton një shoqëri të emancipuar dhe të shëndetshme për të ardhmen.
Dr.Brunilda Laboviti , pedagoge UT .