Deputeti i PS-së, Alket Hyseni dhe ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi deklaruan se mes deputetëve të opozitës që janë zotuar të lënë mandatin do ketë rrjedhje. Hyseni përmendi numrin 30, ndërsa Klosi e vuri theksin tek ata individë që e dinë se nuk zgjidhen më në këtë post.
Alket Hyseni: Këtu do jemi, mbi 30 veta nuk do ta pranoni vendimin e liderit. I vetmi person që duhet të jepte dorëheqjen është kryetari juaj
Fatos Klosi: Është hera e parë që e dëgjoj. Kam bindjen se asnjëri nga deputetët nuk janë për popullin, por për karrierën e tyre. Në opozitë ka shumë njerëz që mendojnë që nuk zgjidhen më. Ata nuk e lënë mandatin. Do dalin shumë firo rrugës
Spartak Ngjela: Kjo është qesharake për gjithë botën nuk ka ndodhur asnjëherë
Anila Basha: Pse nuk bëni mocion mosbesimi ndaj kryeministrit?
Ervin Salianji: Moj zonjë por aty në atë Parlament s’ka njerëz politikë. Ata janë njerëz që ngrenë vetëm dorën. Janë deputetë liste.
Alket Hyseni: Unë mendoj që opozita i duhet këtij vendi, kanë në radhët e tyre disa njerëz me vlera. Unë them që s’ka djegie mandate.